Ferronikeli e fitoi derbin e Drenicës

Ferronikeli e ka fituar derbin e zonës së Drenicës, pasi e mposhti fqinjin Drenica me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, që u zhvillua në stadiumin e KEK-ut në Kastriot.
Skuadra nga Drenasi e shijoi fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar duke i mundur kuq e zinjtë me rezultat 2:1.
Ekipi gjelbër e zi kaloi në avantazh në minutën e 10-të me anë të Fidan Gërbeshit, i cili shënoi me kokë.
Në vazhdim, ekipi i Tahir Lushtakut sulmoi më shumë, duke e goditur edhe shtyllën, por deri tek barazimi erdhi në minutën e 50-të, kur pas një topi të dëbuar nga mbrojtja, Hysen Tahiri e mposhti portierin Maloku.
Por, ky fakt nuk e pengoi Ferronikelin e etur për fitore që ta gjejë golin e fitores në minutën e 62-të me anë të Qemajl Elshanit.
Xhiron e ardhshme, Ferronikeli do të luajë me Dritën në udhëtim, ndërsa Drenica e pret Llamkos Kosovën.