Fest 64- “Femcel Anthem”, Gala Dragot performancë unike në skenë: Kënga lindi nga një periudhë vetmie

Me një performancë autentike, Gala Dragot solli në skenën e Festivalit të 64 të Këngës këngën e saj të parë të pavarur, “Femcel Anthem”. E ftuar speciale në natën e dytë të festivalit, artistja u prit me entuziazëm nga publiku, duke sjellë një atmosferë melankolike dhe moderne njëkohësisht.
E konsideruar si një nga zërat më modern dhe më të veçantë të brezit të saj, Gala Dragot mahniti sallën me stilin e saj të veçantë artistik, duke sjellë një atmosferë të re dhe bashkëkohore në skenën e Fest 64.
Pas performancës, e pyetur mbi këngën, Gala u shpreh se ka lindur nga një periudhë kur ajo ndihej e vetmuar.
“Kënga ka lindur nga një periudhë vetmie. Isha kaq e vetmuar sa fillova të ëndërroj për një mashkull ideal që nuk ekziston”, u shpreh këngëtarja.
/rtsh.al/