E Diel, 1 Nëntor 2026

Prapaskenat e Fest 64/ Këngëtarja Luna Çausholli: Ngjitja në skenë, ndjesi e jashtëzakonshme, shumë adrenalinë

Luna Çausholli, pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës 64 me këngën “Pa kufij”, ka ndarë emocionet e saj në prapaskenë, duke folur për përjetimin e veçantë që i ka sjellë dalja në skenë.

“Është e jashtëzakonshme, shumë adrenalinë. Nuk di të kërcej, por mësova nga gocat. Kjo është një këngë ndryshe dhe shamia është shumë e veçantë”, u shpreh Luna.

Ajo theksoi se kënga përcjell një mesazh të fortë. “Vjen me një mesazh të fuqishëm që thotë ‘hajdeni në Shqipëri’, sepse ne ofrojmë mirësi dhe respekt pa fund”, tha ajo.

Luna Çausholli nënvizoi gjithashtu se mbështetja më e madhe për të vjen nga familja, ndërsa shoqëria dhe shkolla kanë qenë po ashtu një shtysë e rëndësishme në këtë rrugëtim artistik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›