Prapaskenat në Fest 64/ Vedat Ademi pas performancës: Isha më i emocionuar nga sa e kisha menduar

Emocionet pas përformancës në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, shprehen dhe ndihen edhe më shumë në prapaskenë. Mes artistëve që ndanë përjetimet e tyre pas daljes në skenë ishte edhe Vedat Ademi, i cili konkurroi në Fest 64 me këngën “Kur Fjala Mbaron”.
Këngëtari tha se emocionet ishin më të forta nga sa e kishte parashikuar.
“Isha më shumë i emocionuar nga sa e kisha menduar, por mendoj se shkoi shumë mirë”, u shpreh ai.
Vetë artisti e cilësoi këtë përvojë si një moment të veçantë, që dëshmon se emocionet mbeten gjithmonë pjesë thelbësore e çdo daljeje në skenën e Festivalit të Këngës.
/rtsh.al/