Prapaskenat në Fest 64/ “Të kam jetë, ylli im! Po dridhem ende nga emocioni”, mesazhi që preku Frensin

Frensi është një nga artistet pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Tresh”, një performancë që sipas saj ka ardhur me më shumë përgjegjësi dhe sfidë artistike.
“Kisha pak emocione. Kënga këtë vit ishte shumë më sfiduese dhe kam ndjerë më shumë përgjegjësi. Shpresoj të kem dhënë një performancë dinjitoze”, u shpreh Frensi pas daljes në skenë për moderatorët Andri Xhahu dhe Antoneta Koçi.
Mbështetja më e fortë për artisten ka ardhur nga familja. Mesazhi i parë pas performancës ishte nga nëna e saj: “Të kam jetë, ylli im! Po dridhem ende nga emocioni”.
Ndërkohë, motra e Frensit i ka shkruar: “E ke mbyt live”, duke vlerësuar performancën në skenë.
Artistja tregoi se ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga të gjithë pas përfundimit të performancës.
/rtsh.al/