E Diel, 1 Nëntor 2026

Prapaskenat e Fest 64/ këngëtarja Malvina Likaj: Ishte e gjitha një magji

Në prapaskenat e Festivalit të Këngës 64, këngëtarja Malvina Likaj ka ndarë emocionet e saj pas interpretimit të këngës “Përtej shpirtit”.

Mes emocioneve, këngëtarja e konsideroi interpretimin si një magji.

“Jam shumë e emocionuar, ishte një emocion shumë i madh, po më dridhen këmbët. Besoj se shkoi mirë, ishte një magji e gjitha. Ishte shumë e bukur, kaq mund të them”, u shpreh ajo.

Malvina Likaj theksoi se “të jesh debutuese për herë të parë është një përgjegjësi e madhe”, ndërsa uroi që kënga të jetë mirëpritur nga publiku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›