E Diel, 1 Nëntor 2026

Fest 64- Erik Lloshi rrëfen emocionet e forta në skenë

Erik Lloshi solli në skenën e Festivalit të 64 të Këngës këngën “Dy pika dashuri”, një performancë që u prit me duartrokitje.

Në “Prapaskenat e Fest 64”, këngëtari ndau emocionet e forta që përjetoi në momentin e interpretimit në Pallatin e Kongreseve, duke e cilësuar përvojën si të veçantë dhe mbresëlënëse.

“Emocionet janë shumë të forta, kur kthen kokën dhe sheh gjithë atë orkestër që ke mbrapa, që është një nga orkestrat më të prestigjioze në Ballkan për mua, është shumë e fortë ndjesia. Ishin emocione shumë të bukura,” u shpreh Lloshi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›