E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa: 134 arrestime dhe 153 të plagosur

Mbi 130 persona kanë përfunduar në pranga në Katalonjë gjatë festimeve për triumfin e Barcelonës në finalen e Champions League ndaj Mançester Junajtid. Sipas të përditshmes katalanase "La Vanguardia", pas takimit rreth 100 mijë persona janë mbledhur në sheshin "Plaza Catalunya", vendtakimi tradicional për festimet e tifozerisë blaugrana. Për shkak të përplasjeve të dhunshme me policinë janë arrestuar 134 veta, ndërsa janë plagosur 153 të tjerë. Finalja ka regjistruar edhe një viktimë, i cili vdiq pas një ataku kardiak gjatë ndeshjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›