E Diel, 1 Nëntor 2026

"Guardian": Finalja, gjithmonë në Romë

Edhe pse përpara sfidës Barcelona-Mançester mediat britanike shpreheshin skeptike për sigurinë e tifozëve, tashmë të gjithë i kanë dhënë votën maksimale finales në Romë. Gazeta "The Guardian" i ka propozuar UEFA-s që stadiumi "Olimpiko" të shndërrohet në "shtëpinë e përhershme" të trofeut më prestigjioz për klube. "Pavarësisht nga ekipi që mbështetët, Roma u tregua vendi ideal për finalen e Champions. Mund të ndiqet shembulli i ‘Uemblit‘ në Angli, ku zhvillohet gjithmonë finalja e FA Cup", theksonte gazeta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›