E Shtunë, 31 Tetor 2026

200 euro për një pasaportë biometrike

Dalja e pasaportave të reja biometrike ka sjellë fitime për punonjësit që pranojnë aplikimet. 200 euro paguajnë prindërit e një vajze që nuk i ka mbushur ende 16 vjeç. Kur punonjësja e njësisë bashkiake merr pagesën prej 200 eurosh nën dorë, pranon aplikimin pa e verifikuar identitetin e vajzës që bën aplikimin për pasaportën e re biometrike.

Edhe pse me elemente të shumta sigurie, këtë pasaportë mund ta merrte kushdo që mund të paraqitej si vajza e të dy prindërve emigrantë që firmosin deklaratën ku bien dakord për pajisjen e fëmijës së tyre me pasaportë.

Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, në njësinë bashkiake nr. 5 në kryeqytet, ku një familje shqiptare që jeton në Greqi kërkon që të pajisen me pasaportë biometrike.

Shkojnë në njësinë vendore nr. 5 në Tiranë. Për të gjithë pjesëtarët e familjes pranohet aplikimi, ndërsa për vajzën që nuk ka mbushur 16 vjeçe, punonjësja e njësisë bashkiake i kërkon para, me justifikimin se e kanë të ndaluar që të nxjerrin pasaporta biometrike për fëmijët.

Kur emigrantja i paguan 200 euro, pasi ka paguar kuponin prej gjashtëmijë lekësh në postë, punonjësja e njësisë vendore me emrin Anila pranon që të plotësojë aplikimin pa paraqitur asnjë dokument për fëmijën, vetëm deklaratën e prindërve. Emigrantja, pasaportën e vjetër të vajzës, premton se do t‘ia sjellë të nesërmen.

Blerja e kuponit

Qytetari - Dua një kupon 6000 lekë.

Fiksi - Sa? 6000 lekë?

Qytetari - 60 mijë. Faleminderit!

Njësia vendore nr. 5 në Tiranë

Punonjësja e njësisë vendore - Po mirë, bashkëshortin e ke marrë ti?

Qytetarja - Jashtë është.

Punonjësja e njësisë vendore - Se duhet të hedhë firmën ai.

Qytetarja - Po, jashtë është.

Punonjësja e njësisë vendore - Se mos jeni të divorcuar?

Qytetarja - Jo.

Punonjësja e njësisë vendore - Ë?

Qytetarja - E kam këtu burrin.

Punonjësja e njësisë vendore - Më jep pasaportën dhe ato...

Qytetarja - Pasaportën ë...?

Punonjësja e njësisë vendore - Të gocës.

Qytetarja - Të gocës?

Punonjësja e njësisë vendore - S‘e ke fare ti?

Qytetarja - I lashë te motra, se thashë..., se nuk m‘u deshën, se nuk m‘u deshën të tjerat, pulla m‘u deshte.

Punonjësja e njësisë vendore - Po mirë, më jep tënden. Çfarë dokumenti ke?

Qytetarja - Timin.

Punonjësja e njësisë vendore - Ma jep.

Qytetarja - Të fëmijëve e lashë në shtëpi, se thashë nuk të hyn në punë fare.

Punonjësja e njësisë vendore - Në rregull.

Qytetarja - Të thërras burrin, se po pi cigare jashtë?

Punonjësja e njësisë vendore - Ja prit një minutë të flasim me atë, hajde...

Do ta bëjmë këtë, por mos fol me njeri, se normalisht asnjë nuk e bën 14 vjeç, të lutem se është përgjegjësi ligjore.

Qytetarja - Unë kam hall...

Punonjësja e njësisë vendore - E kuptoj, dakord, por që të lutem d.m.th. bëje dhe mos thuaj që e kam bërë. Në rregull?

Futja këtu, ato asaj, lekët.

Qytetarja - I do ti tani, mos na shikojë njeri?

Punonjësja e njësisë vendore - Merri dhe vëri te pasaporta, vërja këtu te pasaporta që t‘ia jap unë tani, t‘i them, se nuk ta bëjnë ato.

Qytetarja - Mos na shikojë ai djali andej. 200 (euro)

Punonjësja e njësisë vendore - Në rregull. Do flasim tani se si do të... Ik, prit aty tani se do të... prit aty!

Punonjësja e njësisë vendore - Hajde pak tani!

Do të jepni një deklaratë të dy.

Shkruaj me dorën tënde.

Qytetari - Çfarë të shkruaj?

Punonjësja e njësisë vendore - Deklaratë. Unë i nënshkruari, emrin, jam dakord që vajza ime të bëjë pasaportën, edhe mamaja emër, mbiemër, firmë.

Punonjësja e njësisë vendore - Po ku jeni ju, nuk jeni këtu në Tiranë?

Qytetarja - Jo, ne duam të ikim në Greqi.

Punonjësja e njësisë vendore - Po dakord pra, por nuk jeni këtu në Tiranë? Pasaporta?

Qytetarja - Në Fier, te mamaja ime.

Punonjësja e njësisë vendore - Lëre, lëre të ikësh dhe të vish prapë, nuk ia vlen.

Qytetarja - S‘ka gjë se ta sjell nesër.

Qytetari - Datëlindja, 10.12.1993. Në rregull.

Punonjësja e njësisë vendore - Emër, mbiemër shkruaje bukur.

Më duhet ajo mua, pasaporta fotokopje.

Mirë, mbaruam.

Shkojmë të tërheqim pasaportën pas një muaji

Fiksi - Për pasaportat biometrike, doja të pyesja?

Punonjësi i policisë - Çfarë njësie?

Fiksi - Njësia 5. E dua për motrën e kam në Greqi, vetëm doja të dija ka dalë apo jo.

Punonjësi i policisë - Kur e ka bërë?

Fiksi - Ka një muaj.

Punonjësi i policisë - Emrin?

Fiksi - Vasilika… janë familjarisht, d.m.th. B… P… dhe Dh… P...

Punonjësi i policisë - Çfarë njësie janë?

Fiksi - Njësia 5.

Punonjësi i policisë - B…, Dh…, V…



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›