E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa, Myftiu në burgun e Peqinit

• TIRANE - Falja e vaktit të Namazit nga të dënuarit që mbahen në burgun e Peqinit është bërë dje në mëngjes në masa të forta sigurie.Drejt institucionit të vuajtjes së dënimit, ka udhëtuar që herët edhe Myftiu i Elbasanit Behudin Gashi. Ai mbajti një fjalim para të dënuarve, duke theksuar rëndësinë e pastrimit shpirtëror. Pas kryerjes së faljes së vaktit në Namazit për të dënuarit në burgun e Peqinit është servirur një koktej me pije freskuese të futura në ambientet e brendshme të institucionit. Mes personave që kryen ritin e faljes dje në burgun e Peqinit renditen të akuzuar për krime të ndryshme si vrasje, grabitje dhe trafiqe të paligjshme. Dritan Kateshi dhe Fatmir Balliu, kanë qenë dy nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, që morën pjesë në kryerjen e faljes së vaktit të Namazit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Pas festës rreth 150 të dënuarit, që kishin marrë pjesë në falje, u janë drejtuar normalisht qelive të tyre. Të dënuarit kanë festuar dje Kurban Bajramin edhe në burgjet e tjera të vendit në masat e forta të sigurisë të marra nga burgjet dhe nga policia.    a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›