Kurban Bajrami, Lulzim Berisha e Arben Tollia, falen në burgun 313
• TIRANE - Mëngjesi i djeshëm ka qenë ndryshe për të paraburgosurit që mbahen në burgun 313, në Tiranë. Në orën 07:00 të mëngjesit ata kanë pasur mundësinë, që si të gjithë besimtarët tjerë të falin namazin dhe të urojnë njëri-tjetrin për festën. Falja e të paraburgosurve është organizuar në ambientet e paraburgimit të institucionit 313 në kryeqytet. Persona të akuzuar për krime të ndryshme janë falur pasi kanë shtruar në tokë sixhade. Mes të dënuarve që kryen ritin e faljes binte në sy i akuzuari si drejtues i "Bandës së Durrësit", Lulzim Berisha. Biznesmeni nga Durrësi është falur mëngjesin e djeshëm në ambientet e ajrimit të burgut 313, bashkë me të arrestuarit tjerë që mbahen aty. Personeli i burgut është kujdesur deri në detaje për sigurinë e Lulzim Berishës, gjatë lëvizjeve të tij jashtë godinës së institucionit të vuajtjes së dënimit. I akuzuari si drejtues i "Bandës së Durrësit", është person i pandehur nga Prokuroria për akuzat e disa vrasjeve, trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Një tjetër personazh që ra në sy gjatë faljes së Namazit në burgun 313, në Tiranë ishte edhe Arben Tollia. Ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me më shumë se 180 femra të ndryshme në Tiranë, Elbasan dhe në Durrës. I veshur me një kostum sportiv edhe ai i është bashkuar grupit të madh të personave të akuzuar, të cilët janë falur mëngjesin e djeshëm. Marrja e ndonjë prononcimi prej të arrestuarve nga gazetarët ka qenë e pamundur. Autoritetet e burgut edhe pse kishin hapur dyert për mediat nuk kanë lejuar asnjë gazetar të komunikojë me të arrestuarit apo të marrë prej tyre ndonjë mesazh me rastin e festës së Kurban Bajramit. Pasi kanë falur Namazin, të arrestuarit që mbahen në burgun 313 i janë kthyer jetës së zakonshme në qeli. Burimet nga burgjet nuk komentuan nëse ditën e djeshme ka pasur ndonjë ndryshim në ushqimet që u janë ofruar personave të dënuar dhe të paraburgosur. t.s150 te denuarkanë kryer dje ritin e faljes së Namazit edhe në institucionin e vuajtjes së dënimit në burgun e Peqinit. Falja është bërë në xhaminë brenda ambienteve të burgut30 minutazgjati fjalimi i Myftiut të Elbasanit para të dënuarve të burgut të Peqinit, gjatë faljes së vaktit të Namazit nga rreth 150 persona, të cilëve u është mohuar liria