Shpërblimet, ndryshon skema për administratën
• Vlerësimi i punës së nëpunësve të administratës publike do të bëhet përmes një skeme të re, në ndryshim nga ajo e vitit 2000.Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratua projektudhëzimi për disa ndryshime në sistemin e vlerësimit të arritjeve vjetore individuale të nëpunësve civilë, në të cilën parashikohet i gjithë procesi i vlerësimit të punës së punonjësve të institucioneve. Vlerësimi i punës së të gjithë punonjësve do të bëhet i ndarë në katër nivele “shumë mirë”, “mirë”, “kënaqshëm” dhe “jo mjaftueshëm”. Punonjësit që janë në tre nivelet e para kanë marrë vlerësime pozitive dhe që lidhen me procedurën e konfirmimit në fund të periudhës së provës, me lëvizjet paralele apo edhe me ngritjen në detyrë. Në të njëjtën kohë, punonjësit që kanë marrë vlerësimin “shumë mirë” do të përfitojnë një pagë shpërblim dhe që është praktikisht paga e 13-të e vitit. Ndërkohë punonjësit me vlerësimin “mirë” do të marrin shpërblim 70% të pagës dhe ata që kanë vlerësimin “kënaqshëm” do të marrin shpërblim në muajin dhjetor 50% të shumës, kurse ata që kanë marrë vlerësimin “jo mjaftueshëm” nuk përfitojnë shpërblim. Vlerësimi i punës së një viti do të kryhet nga eprori i drejtpërdrejtë. Lidhur me këtë pikë të projektudhëzimit ministri i Financave, Ridvan Bode, ka kërkuar përfshirjen e një vendimi për fondin e veçantë që do të bëjë të mundur shpërblimet për punonjësit. Por ky sugjerim nuk është marrë parasysh, pasi sipas ligjit të vitit 1999, parashikon edhe masën e shpërblimit në procedurat që ndiqen për vlerësimin e arritjeve vjetore individuale. Në të njëjtën kohë, Bode ka kërkuar që shpërblimi të llogaritet mbi pagën bruto dhe jo pagën totale. Edhe ky sugjerim nuk është marrë parasysh nga Ministria e Brendshme. Për sa i përket dhënies së shpërblimeve, parashikohet që ajo të bëhet në një pagesë të vetme, gjatë muajit dhjetor, pasi është mbyllur viti i vlerësimit dhe është bërë vlerësimi i mbarëvajtjes. Vlerësimi“Vlerësimi i mbarëvajtjes së stafit, në bazë të një objektivi standard, që lidhet me kërkesat e vendit të punës, nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë. Zyrtari raportues duhet të ketë njohuri për vendin e punës, si dhe të ketë monitoruar e mbledhur të dhëna për mbarëvajtjen në punë gjatë të gjithë vitit. Vlerësimi bazohet në mbarëvajtjen gjatë gjithë vitit dhe gjatë vlerësimit zyrtari raportues nuk duhet të ndikohet nga puna, e mirë ose e dobët, që mund të jetë kryer gjatë muajve ose javëve të fundit, para përgatitjes së raportit”, thuhet në projektudhëzimin. Ky vlerësim, pavarësisht se është vjetor mund të bëhet edhe për një periudhë 6-mujore, i cili nuk është një vendim përfundimtar. Ndërkohë, gjatë vlerësimit, zyrtari raportues duhet të ketë parasysh se shumica e njerëzve nuk mund ta kryejnë detyrën me një standard të njëjtë në të gjitha aspektet e punës. Sipas projektudhëzimit, pasi bëhet vlerësimi individual për çdo objektiv e aftësi themelore dhe pasi zyrtari raportues të sigurohet se këto vlerësime përputhen me njeri- tjetrin, duhet të vlerësohet mbarëvajtja e përgjithshme e punës. Katër nivelet e vlerësimitNiveli 1: Shumë mirëMbarëvajtja në punë është në nivelin e pritshëm. Nëpunësi ka përmbushur saktësisht të gjitha objektivat e përcaktuara në fillim të vitit, apo edhe ato të shtuara gjatë vitit të vlerësimit.Niveli 2: MirëMbarëvajtja në punë arrin nivelin, që pritet në pjesën më të madhe të objektivave, por, gjithsesi, në disa prej tyre pritet realizim në nivele më të larta.Niveli 3: KënaqshëmMbarëvajtja në punë përmbush kërkesat bazë të vendit të punës, pa dobësi serioze.Niveli 4: Jo mjaftueshëmArritjet në punë janë nën nivelin e pritshëm, të paktën në disa prej fushave kryesore, dhe kërkon përkushtim më të madh dhe aftësi për të arritur një nivel të përgjithshëm, të kënaqshëm.Shkalla e vlerësimita) Vlerësimi i nëpunësve me emërtimin “Specialist”, sipas strukturës klasike·Zyrtari raportues - Përgjegjësi i sektorit·Zyrtari nënshkrues - Drejtori i Drejtorisë·Zyrtari autorizues - Drejtori i Përgjithshëmb) Vlerësimi i nëpunësve me emërtimin “Përgjegjës sektori”, sipas strukturës klasike·Zyrtari raportues - Drejtori i Drejtorisë·Zyrtari nënshkrues - Drejtori i Përgjithshëm·Zyrtari autorizues - Sekretari i Përgjithshëmc) Vlerësimi i nëpunësve me emërtimin “Drejtor”, sipas strukturës klasike·Zyrtari raportues - Drejtori i Përgjithshëm·Zyrtari nënshkrues - Sekretari i Përgjithshëm·Zyrtari autorizues - Ministriç) Vlerësimi i nëpunësve me emërtimin “Drejtor i Përgjithshëm”, sipas strukturës klasike·Zyrtari raportues - Sekretari i Përgjithshëm·Zyrtari nënshkrues dhe autorizues - Ministrid) Vlerësimi i nëpunësve, me emërtimin “Sekretar i Përgjithshëm”, sipas strukturës klasikeZyrtari raportues, nënshkrues, autorizues - Ministri