Sondazhi i Euromedia/ Qeveria fiton me 13 pike ndaj opozites

Perceptimi i korrupsionit eshte i larte deri pasi 70 per qind mendojne qe ka korrupsion por ne realitet vetem 8 per qind jane detyruar te paguajne
Koalicioni qeverises eshte ne avantazh te thelle ndaj opozites kjo sipas nje sondazhi te grupit Euromedia Research. Sipas ketij sondimi mazhorancva do te fitonte me 13 pike avantazh zgjedhjet nese keto do te zhvilloheshin neser. Sondimi i kryer gjate muajit tetor eshte publikuar dje dhe percjelle edhe referenca mbi perceptimin e korrupsionit. Keshtu sipas ketij sondimi 70 per qind e shqiptareve mendojne se ka korrupsion por vetem 8 per qind e tyre jane detyruar te bejne pagesa nen dore cka sipas sonduesve tregon per nje diference te madhe mes perceptimit publik per korrupsionin te krijuar edhe nga media dhe asaj qe vete qytetaret duhet te paguajne.
Sondazhi ka edhe mjaft shifra te tjera interesante keshtu sa i perket korrupsionit pushteti lokal ku perfshihet edhe bashkia e Tiranes rezulton me i korruptuar se sa ai qendror. Nga ana tjeter sondimi tregon edhe ndjesine e qytetareve sa i perket liberalizimit te vizave. Ne kete sondazh me shume se 73 per qind e personave te pyetur mendojne se puna e qeverise ka qene pozitive ne kete arritje kurse nga ana tjeter vetem 36 per qind i japin kredite pozitive opozites ndersa 28 per qind e te pyeturve mendojne se ndikimi i opozites ka qene negativ kundrejt vetem 4.8 qe vleresojne negativisht qeverine per vizat.
Ajo qe bie gjithashtu ne sy eshte vleresimi pozitiv i punes se qeverise ne total. Ku 55 per qind e te pyeturve mendojne se eshte bere nje pune e mire. Gjithashtu ka sipas ketij sondazhi nje diference te thelle mes perceptimit per punen e qeverise dhe opozites. Keshtu sipas Euromedia Research qeveria vleresohet pozitivisht nga 42 per qind e te intervistuarve kurse opozita vleresohet pozitivisht vetem nga 23.6 per qind e te intervistuarve. Sonduesit kane bere intervista ne te gjitha qarqet e vendit dhe sipas asaj qe ata kene intervistuar nese zgjedhjet do te zhvilloheshin neser do te kishim nje fitore te sigurt te mazhorances qeverisese.