E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa, aksidentohen 5 maturantë

KORÇË - Festa e maturës për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi për disa të rinj korçarë, të cilët janë aksidentuar
në qendër të qytetit, por fatmirësisht pa pasoja. 

Sipas policisë lokale, rreth orës 04:00, pesë maturantë ishin duke udhëtuar me një makinë tip "Fuoristradë", kur nga shpejtësia e madhe mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me 5 makina të tjera të parkuara në qendër të qytetit. Pas përplasjes, maturantët janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë vetëm drejtuesin e mjetit, Kristi Boriçin. Ndërkohë 18-vjeçari është ndaluar nga policia.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›