E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Vlorës, në protestë për t'u regjistruar në universitet

Studentët fitues të Universitetit të Vlorës me mesatare nën 6 kanë rinisur protestat për t'u pranuar të regjistrohen në këtë universitet. Me gjithë deklaratën zyrtare të dhënë nga Ministria e Arsimit se të gjithë personat e shpallur fitues nga ana e saj do të regjistroheshin nga të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në vend, në universitetin "Ismail Qemali" një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në këtë universitet, janë 600 studentë me mesatare nën 6 që presin të nisin studimet. Vendimi i marrë një vit më parë nga senati i universitetit të Vlorës përcaktonte se nuk do të regjistrohej në këtë institucion asnjë maturant që kishte mbaruar me mesataren nën 6.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›