Konflikti vendor-arsim, shkolla 5 vjet pa drita
Edhe pse kanë kaluar 5 vite nga inaugurimi, ende nuk është bërë furnizimi me drita i ndërtesës së shkollës. Shkak për këtë problem është mosmarrja në dorëzim e godinës nga Komuna Rrethina
SHKODER - Vazhdon "odiseja" e mungesës së energjisë elektrike në shkollën 9-vjeçare të fshatit Bardhaj në rrethin e Shkodrës. Edhe pse kanë kaluar 5 vite nga inaugurimi, ende nuk është bërë furnizimi me drita i ndërtesës së shkollës. Shkak për këtë problem është mosmarrja në dorëzim e godinës nga Komuna Rrethina. Nga ana tjetër, komunarët fajësojnë Ministrinë e Arsimit për situatën e krijuar. "Ne nuk e kemi marrë në dorëzim godinën e shkollës pasi nuk na përfshinë fare në projekt, madje nuk është marrë as leje për ngritjen e ndërtesës. Pavarësisht këtij fakti, ne u kemi kërkuar drejtuesve të OSSH-së që të bëj-në të mundur fur-nizimin e shkollës me drita", - thotë Gëzim Alibali, drejtori i Shërbimeve dhe Infrastrukturës në Komunën Rrethina. Mosmarrëveshjet mes palëve kanë bërë që nxënësit e kësaj shkolle prej 5 vitesh të mos e bëjnë lëndën e informatikës, e cila jepet në klasën e tetë. Po prej kaq vitesh nxënësit e bëjnë në teori lëndën e kompjuterit. Ironia vazhdon, pasi në dëftesë ata kanë edhe notat përkatëse për lëndën e kompjuterit. Drejtori i shkollës së Bardhajve, Fatmir Mehaj bën me dije se ka vite të tëra që kërkon rregullimin e kësaj situate, por deri tani nuk ka arritur asnjë rezultat. Shkolla e Bardhajve është ndër shkollat kryesore në zonën afër qytetit, ku mësojnë rreth 700 nxënës. Motoja "Shkolla në moshën e internetit" duket shumë larg.
(d.b/BalkanWeb)