E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Fiter Bajramit Nishani Te ruajme tolerancen fetare

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar sot gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit, duke u shprehur se ndjehet i ndëruar për urimin e parë si President.

“Ky është një rast për të festuar kur myslimanët bashkohen. Uroj për më shumë paqe, tolerancë, harmoni,begati e shëndet”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.

Presidenti theksoi më tej se populli shqiptar duhet të ruajë më tej virtytet e tij njëri prej të cilëve është bashkëjetesa dhe harmonia mes besimeve fetare. “Populli ynë ka një nga virtytet e mëdha, bashkëjetesën fetare. Të ruajmë besimin, ta përmirësojmë në raport me njëri-tjetrin”, theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›