E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet marrja ne pyetje e Assange

Julian Assanzh dhe avokati i tij Baltazar Garzon do të flasin publikisht nga ambasada e Ekuadorit në Londër. Ka qenë Uikiliks që ka konfirmuar lajmin me anë të Tuiterit. Garzon do të dalë nga ambjentet e ambasadës, ndërsa themeluesi i Uikiliks do ët qëndrojë brenda, ku është strehuar që nga data 19 qershor. Ende nuk janë bërë të ditura mënyrat se si do të komunikojë por një gjë është e qartë, nëse Asanzh del nga ambjentet e ambasadës ai do të arrestohet nga policia britanike dhe do të ekstradohet menjëherë në Suedi. Ndërkohë që Ekuadori është shprehur i gatshëm për dialog me Britaninë e Madhe për të zgjidhur krizën diplomatike që ka shpërthyer pas dhënies së azilit politik të Asanzh, në këmbim të tërheqjes së kërcënimit nga ana e Londrë, e cila kishte deklaruar se do të futej në ambasadë për të arrestuar themeluesin e Uikiliks. Kemi dialoguar për dy muaj dhe përgjigjia përfundimtare ishte një kërcënim. Presim që ky kërcënim të tërhiqet dhe do t’i rikthehemi dialogut pa asnjë problem. Këto kanë qenë fjalët e ministrit të jashtëm të Ekuadorit Ricardo Patino, i cili ka shtuar se negociatat nuk kanë të bëjnë me vendimin për azilin politik. Patino ka këmbëngulur se duan premtimin që jeta e Asanzh nuk do të jetë në rrezik dhe se ai nuk do të ekstradohet në një vend tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›