Festa e Hashures, Presidenti Topi uron besimtarët bektashinj
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi sot të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Festës së Hashures.
"Është vërtetë një traditë e bukur e kësaj date të bekuar në kalendarin islamik, por edhe një vlerë e rrallë njerëzore, e cila tek besimtarët shqiptarë shfaqet me gjithë shenjtërinë e saj, kur vëren shfaqjen e dashurisë dhe të mirëkuptimit për njëri-tjetrin, një qasje më të ndjerë ndaj aktit të ofrimit të ndihmës, shkëmbimit të të mirave, vëmendjen ndaj të moshuarve e ndaj fëmijëve, duke u dhënë atyre më tepër përkujdesje, dashuri e kënaqësi", - thuhet në mesazhin e presidentit Topi, të publikuar në mbrëmje nga zyra e shtypit e Presidencës.
Kreu i shtetit uron që viti i ardhshëm të jetë për të gjithë një vit i begatisë dhe tolerancës.
“Dhëntë Perëndia që dhe viti i ardhshëm të jetë për të gjithë ju një vit i prodhimtarisë, begatisë, i paqes, tolerancës, si dhe i krijimi të familjeve të reja, të lindjes së fëmijëve të shëndetshëm dhe i të gjithë të tjera! Gëzuar Festën e Hashures!”- përfundon mesazhi i presidentit.
(er.nu/BalkanWeb)