E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla 7 km larg, fëmijët e Miliskajës nuk mund të ndjekin mësimin

KRUJE – Nxënësit e turnit të pasdites nga fshati Miliskajë i Krujës nuk frekuentojnë mësimin, që prej fillimit të këtij viti shkollor.

Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e mjetit që do t’i transportonte këta nxënës në shkollën e fshatit Burshkash, rreth 7 kilometra larg banesave të tyre.

Fëmijët e kanë të pamundur të shkojnë në këmbë për të ndjekur mësimin, për shkak të largësisë së madhe mes banesave të tyre dhe shkollës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›