E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, Rama përuron “Kurban”-in: Libër për të ardhmen

KORÇË - Kryesocialisti Edi Rama ka përuruar librin e tij “Kurban” edhe në qytetin e Korçës. Pas vizitës dy ditore në Maqedoni, Edi Rama është mirëpritur në qytetin e Korçës nga lexues të shumtë, të cilët kërkuan që të kishin librin “Kurban” me autografin te tij.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se “Kurban”-i është një libër për të ardhmen.
“Kur flas për librin është gjithmonë një tjetër eksperiencë. Më bëhet qejfi që do ta lexoni librin vetë. Shpresoj që pavarësisht nëse jeni apo jo dakord, të mos jetë një lexim i mërzitshëm. Ky është një libër për të ardhmen, nuk është një libër për të shkuarën dhe nuk është një libër kujtimesh. Është një lloj lakuriqësie që ka një brishtësi të vetën. Ju e dini që unë nuk e kam për herë të parë që zhvishem, por në këtë rast është zhveshje e një natyre tjetër.”

“Edhe ata që e sulmojnë librin, duket qartë që nuk janë mërzitur duke e lexuar dhe mezi presin që të thonë fjalën e fundit për të”- vijoi më tej kryesocialisti.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›