Tiranë, makina përplaset me shtyllën, 22-vjecari plagoset rëndë
TIRANË- Një 22-vjecar është plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjes e sotme, në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.
Burime policore bëjnë me dije se drejtuesi i një automjeti tipi ‘Wolkswagen’ me targa AA0995BK, ka humbur kontrollin duke u përplasur me shtyllën e dricimit që ndan dy anët e rrugës së këtij aksi rrugor.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, 22-vjecari Dritan Halili, ndërkohë policia bën me dije se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurin nga automjeti.
I plagosuri është dërguar për mjekime në spitalin Uishtarak, ku mësohet se mjekët po bëjnë të pamundurën për ti shpëtuar jetën, pasi gjendja e tij është kritike.
Shkak i aksidentti dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe, me të cilën udhëtonte 22-vjecari.
(el.me/BalkanWeb)