Mungesa e sistemit ngrohës, nxënësit bojkotojnë mësimin
GJIROKASTER – Rreth 450 nxënësit e shkollës së mesme “Siri Shapllo” në Gjirokastër kanë bojkotuar sot mësimin, në shenjë proteste për mungesën e ngrohjes në shkollë.
Nxënësit deklarojnë se kjo situatë sjell pengesa në procesin mësimor dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi.
“Ne kishim vendosur një afat 10-ditor, deri sot, për të na rregulluar këtë problem dhe na e premtuan në fakt, por asgjë nuk u rregullua.”- deklaron një nxënëse.
Ndërkohë, përgjegjësi për sektorin ekonomik të arsimit në Bashkinë e Gjirokastrës deklaron për NEWS24 se janë bërë ndërhyrje të pjesshme në këtë shkollë për çështjen e sistemit të ngrohjes me energji elektrike, ndërsa thekson se nevojiten fonde për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem.
(er.nu/news24/BalkanWeb)