E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sekuestrohen 310 kg mariuanë, në pranga 4 shqiptarë

ITALI- Policia italiane ka sekuestruar rreth 310 kg drogë, ndërkohë që ka vënë në pranga 4 shtetas shqiptarë. Operacioni është kryer nga karabinierët e njësisë industriale të Acquaviva-s .

Policia italiane  bën me dije se ka mundur të arrestojë katër shtetasit shqiptar Ermion Xheka 22- vjec, Orgest Verbofshi 27-vjec, Lulzim Murataj 25-vjec, Xhovani Saraci 25-vjec, si dhe shtetasin italian Raffaele Miccio 41- vjec.

Karabinirët kishin vënë re një automjet tip ‘Fiat Scundo’ nga i cili kanë zbritur 41 vjecari italian me dy shqiptarë dhe kanë nisur cmontimin e dy gomave të mëdha. Karabinierët kanë ndërhyrë menjëherë pas dyshimeve dhe kanë vënë re se bëhej fjalë për një sasi të madhe droge e tipit, mariuanë, gjurmë të së cilës janë gjetur në materialin që ishte ambalazhuar dhe pastaj ishte hedhur në koshin e plehrave.

Karabinierët kanë nisur hetimet për zbardhjen e cështjes, ndërkohë të arrestuarit akuzohen për trafik droge .
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›