E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Krishtlindjes rikthen trafikun në Tiranë

Festa e Krishtlindjes dhe vitit të ri ka rikthyer trafikun të Tiranë. Blerja e dhuratave për këto festa si dhe kthimi i emigrantëve ka bërë që akset kryesore të kryeqytetit të kenë një trafik mjaf të rënduar.

Kështu rruga e Elbasanit, 21 Dhjetori, rruga e Kavajës, rruga “Ferit Xhajko” si dhe qendra në afërsi të xhamisë, muzeut si dhe Bankës së Shqipërisë kanë qëndruar për orë të tëra të bllokuara me varg automjetesh që ishin në pritje.

Sipas burimeve nga policia mësohet se shkak për të trafik është shtimi i numri të automjeteve për shkak të ardhjes së emigrantëve për të festuar festat e fundvitit.

Ndërkohë që policia rrugore ka marrë një sërë masash për të përballuar lëtë trafik duke vendosur në çdo kryqëzim punonjës të policisë për të normalizuar trafikun.

Ndërkohë për këtë situatë Enton Punavija, drejtor i Drejtorisë së Transportit në Bashkinë e Tiranës ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptimin e tyre gjatë periudhës së festave. Ai ka theksuar që mund t`i jepet më shumë përparësi përdorimit të transportit publik gjatë ditëve festive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›