Policia e Sarandes, ne ndjekje te 3 personave
Policia e Sarandës është vënë në ndjekje te Sokol Naim Avdiu, 22 vjeç, banues në fshatin Gjashtë Sarandë; Geraldo Kujtim Obznova, 21 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë; dhe Luan Kujtim Obznova , 22 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin të pajisur me armë dhe të maskuar kanë vjedhur shtetasin me iniciale R. S, 54 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, punonjës i pikës karburantit "Onil" në Qafë Gjashtë Sarandë ku i kanë marë rreth 20.000 lekë. Materialet proçedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Sarandë për veprën penale te "Vjedhjes me armë" .
Ndërkohë, policia e Sarandës, ditën e djeshme ka vënë në pranga shtetasin Festim Dervish Mahilaj, 38 vjeç. Ky shtetas në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në bashkepunim me shtetasin Genci Hamet Muçogllava, 31 vjeç, nën drejtimin e automjetit tip me Mercedes Benz me targë SR 0395 B u kap duke transportuar një viç të vjedhur në banesën e shtetasit P. S, 52 vjeç, banues në fshatin Manastir-Sarandë. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Sarandë për veprën penale të "Vjedhjes" .