E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet nga burgu Emiljano Shullazi

FUSHË KRUJË- Lirohet nga qelia e burgut të Fushë-Krujës Emiljano Shullazi pas përfundimit të afatit prej 7 vitesh e 4 muaj burg të dhënë për trafik droge. Lajmi konfirmohet nga drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, sipas të cilës bëhet e ditur se Shullazi la qelinë pak para mesdites së djeshme.

Vetëm pak muaj më parë ka përfunduar maratona gjyqësore ndaj Shullazit ku përfundimisht është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie. Shullazi u dënua pasi u akuzua përgjegjës për trafikim drejt Italisë të një sasie prej 55.5 kg heroinë dhe 100 kg përzierës. 

Ndërkohë po dje ka lënë qelitë edhe një tjetër i dënuar për trafik droge Frederik Durda pjesë e dosjes “Kokaina”. Gjykata e Krujës vendosi lirimin dy vjet para kohe të Durdës pasi mori parasysh kërkesën e të akuzuarit për “Qendrim në shtëpi”. Durda solli si shkak gjendjen shëndetësore jo të qëndrueshme të bashkëshortes së tij. Frederik Durda është dënuar me 15 vjet heqje lirie.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›