E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, policia e Tiranës merr masat

Rriten masat e sigurisë, për garantimin e rendit publik dhe qetësisë me rastin e festave të fundvitit. Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në zbatim të përgjegjësive ligjore, kanë planifikuar dhe marrë masa për parandalimin e ngjarjeve kriminale apo ngjarjeve të tjera që cënojnë rendin e qetësisë publike. Masa të veçanta janë planifikuar në drejtim të:
-Parandalimit, zbulimit dhe goditjes në kohë të çdo lloj tendence kriminale.
-Rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale Policisë Rrugore.
-Sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës e në veçanti në Qëndrat Tregetare, Bulevardet dhe Sheshet kryesore si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndrimin e viteve.
-Sigurimit të Ambasadave, Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit.
-Bashkëpunimit me shërbimet e emergjenës si: Ambulancat, Zjarrëfiksit, etj.
Policia e Tiranës, ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit në rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike. Këto kontrolle do të ushtohen kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet ashtu dhe në linja. Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, duke u nisur nga përvoja dhe analiza e viteve të kaluara, i`u kërkon qytetarëve mirëkuptimin që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarreve. Njëherësh, theksojmë, gadishmërinë maksimale të shërbimeve policore, për të kaluar gëzueshëm festat e fund vitit, duke kërkuar bashkëpunimin e mirëkuptimin e qytetarëve për të mos shkaktuar incidente të mundshme. Ndërkohë, ajo vë në dispozicon numrat telefonik për të denocuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale në numrat telefonik pa pagesë Nr. 129 dhe Nr. 126.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›