Shkoder, 4 persona ne pranga
Krimet më të shpeshta në vend si vjedhjet, shpërndarja e lëndëve narkotike dhe plagosjet kanë vënë në pranga brenda 24 orëve 4 persona vetëm në Shkodër.
Sipas një njoftimi nga policia e Shkodrës, specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve arrestuan në flagrancë shetasin Elvis Vukelaj, pasi posedonte 6 kg anabis sativa dhe një thikë. Siç bëhet e ditur nga Policia e Shkodrës, janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. Shtetasi Marsh Vukelaj është kapur me 7370 pakete cigare kontrabande, 26 vjecari Eduard Dedaj, është arrestuar per kanosje me arme dhe shtetasi Dritan Hoxha 36 vjec, akuzohet se ka goditur nje mjek kirurg.