E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi PS rikthen emrat e përpara 2005-s

Denis Dedej

Delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste kanë votuar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Zgjedhjet për këtë forum të lartë të socialistëve merr një rëndësi të veçantë pasi në bazë të ndryshimeve të fundit në statut, kjo strukturë do të miratojë listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Thirrja për bashkim nga ana e lidershipit të Partisë Socialiste është reflektuar edhe në listën e kandidatëve të Asamblesë Kombëtare që i është propozuar për tu zgjedhur nga 1500 delegatë të Kongresit. Nga lista e gjatë e përbërë nga 127 meshkuj dhe 58 femra, vihet re rikthimi i disa emrave të njohur në Partinë Socialiste, të cilët kanë qenë përfaqësues të hershëm të saj. Bëhet fjalë për të zgjedhur socialist që kanë pasur mandate të tyre përpara vitit 2005 si: Agron Duka, Anastas Angjeli, Besnik Dervishi, Ndriçim Hysa dhe Viktor Doda. Krahas këtyre emrave, në listën e kandidatëve pikasen dhe emrat e dy ish-deputetëve të kësaj legjislature që tanimë janë thjesht anëtarë. Për ti vendosur sërish në këtë forum janë vendosur në listë, Ilir Beqja, të cilit Gjykata Kushtetuese i shpalli të papajtueshëm mandatin e deputetit pak muaj më parë dhe Gjok Jaku, që hoqi dorë nga mandati për të kandidoi në Bashkinë e Lezhës të cilën nuk e fitoi. Një prej emrave që sëfundmi është afruar në kampin e opozitës, Ndre Legisi, ish-deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i është shtuar listës së kandidatëve. Edhe dy ish-anëtarët e G99, Erion Veliaj dhe Arben Mazniku, duket se do të jenë anëtarët e ardhshëm të Asamblesë Kombëtare. Krahas politikanëve, vihen re për herë të parë edhe emra të njohur në fushën e diplomacisë të cilët janë propozuar për tu zgjedhur siç është ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli dhe diplomati Dritan Hila. Nga fusha e drejtësisë bie në sy emri i ish-prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku dhe dy avokatët e PS-së në KQZ, Eridjan Salianji dhe Genci Gjonçaj. Edhe një prej mbështetësve të socialistëve, kryetari i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri, është vendosur për tu zgjedhur nga delegatët e Kongresit.

Nëse gjatë diskutimeve për statutin dhe programin e ri nuk pati debate të ashpra, në kohën që u diskutua për anëtarët e Asamblesë Kombëtare u krijuan disa replika midis sekretarit Organizativ, Blendi Klosi dhe deputetit të Qarkut të Beratit, Erjon Braçe. Ky i fundit shprehur shqetësimin se përse nuk janë vendosur në listë dy emra të cilët janë propozuar nga strukturat e Qarkut të Beratit. Nuk janë të përfshirë në listë dy emra, Isuf Baze (sekretar i rrethit për ZAZ-në) dhe Çlirim Brisku (Kryetar i PS së Bashkisë në Berat). Nëse ju doni të krijoni idenë se bëhen mbledhjet, propozohen emrat dhe ju vendosni, kjo është punë tjetër. Në mbledhjen që kam zhvilluar në Berat janë propozuar 2 emra, për të cilat në përfaqësi kemi rënë dakord, – shprehur shqetësimin Braçe. Deputeti Klosi kundërshtoi këtë qëndrim duke thënë se është vendosur kryetari i rrethit në listë, i cili përfaqëson këtë strukturë dhe nuk mund të vendoset sekretari. Deputeti i Qarkut të Beratit nuk u bind as nga ky deklarim, duke hedhur poshtë një arsyetim të tillë. Pavarësisht kritikës që bëri deputeti socialist, propozimet nuk u morën parasysh. Një tjetër problem u krijua edhe me një kandidate nga Qarku i Elbasanit, që nuk rezultoi në listën fillestare. Pas diskutimit të deputetes Valentina Leskaj me Blendi Klosin, emri iu shtua kandidateve për Asamblenë Kombëtare, pasi ky i fundit tha se ishte një lapsus. Ditën e sotme pritet që të shpallet lista zyrtare e anëtarëve të kësaj strukture.

Blushi: PS po kthehet majtas

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Ben Blushi, shprehu dje kënaqësinë për punimet e Kongresit dhe vlerësoi se ka arsye të jetë i kënaqur pas 2 vjetësh konfliktualiteti. PS po kthehet tek idetë, po kthehet majtas, gjëra për të cilat ne kemi luftuar. Unë kam qejf të shkëmbej ide dhe kur ato shkëmbehen dhe pranohen me vjen mirë. Kur autobusi futet në rrugën e duhur e të drejtë, rreziku është më i vogël që autobusi të devijojë drejtim, – deklaroi Blushi për mediat.

Kongresi, Majko shkëmben batuta për Veliajn

Ndërsa diskutohej për programin e ri politik dhe ndryshimet në statut, ish-kryeministri Pandeli Majko, ka preferuar që të shtensionojë situatën duke kapur një tjetër këndvështrim të debatit politik. Gjatë periudhës së diskutimeve me dyer të mbyllura, deputeti i Partisë Socialiste, vlerësoi se në një parti të madhe do të ketë debat, por duhet që të gjendet rruga për të bashkëpunuar. Në këtë drejtim, ai solli në vëmendje se kur erdhi Erion Veliaj nga G99 tek Partia Socialiste, nuk e ka përkrahur këtë lëvizje. Pas 2005-ës, këta të Mjaft-it filluan të lëviznin në korridoret e shtëpisë, saqë i thosha Ramës po çfarë na i solle këta këtu. Pastaj u mësuam. Por me Erjon Veliajn nuk lidhesha dot sepse isha mësuar që na dilte në demonstrata përpara godinës në qeveri. Vitet kaluan dhe më tha që teserën e partisë të ma japësh ti. Unë kam 1 vit që ia kam thënë dhe teserën e kam këtu dhe do tia jap. Dikush do të thotë e ka për të marrë vota. Jo, por kur shkova në PS unë, vija nga lëvizja studentore dhe ata më shihnin me sy shtrembër. Unë po bëj sot atë që të tjerët e bënë më vonë me mua. Kërkesa e fundit është që ti e di, e di edhe Ed Rama, ti duhet sa më shpejt të martohesh. Dhe atë natë unë me Ed Ramën do të këndojmë atë këngën partizane Bashkohu shok me ne në çetë dhe Edi do vazhdojë e shtojë obobo sa përpjetë, – u shpreh Majko, fjalët e të cilit shkaktuan të qeshura në sallë. Pas kësaj batute, Erion Veliaj mori teserën e anëtarit të PS-së.

Rama u përgjigjet kritikëve: Mos i shërbeni kundërshtarit

Partia Socialiste ndryshon statutin dhe programin politik në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Mbi 1500 delegatë me të drejtë vote kanë miratuar mbrëmjen e djeshme, pas 7 orësh diskutimesh, ndryshimet në program dhe statut. Për të dyja draftet e paraqitura nuk ka pasur asnjë kundërshtim apo propozime shtesë. Mbledhja e forumit më të lartë socialist është fokusuar në alternativën socialiste që u ofrohet shqiptarëve. Fillimisht sekretari Organizativ në PS, Blendi Klosi, ka mbajtur fjalën hapëse duke vlerësuar se nga punimet e Kongresit do të projektohet rilindja e Shqipërisë. Për këtë arsye, Partia Socialiste ka prezantuar dje 4 pjesët e programimit të ri që do u paraqiten qytetarëve me titull Për një rilindje shqiptare.

Pjesën e parë, që flet për Rimëkëmbjen e Ekonomisë është pasqyruar nga deputetja Mimi Kodheli, e cila u përqendrua në heqjen e taksave për produktet ushqimore dhe shërbimet shëndetësore. Një tjetër çështje e prekur në këtë mbledhje ishte kapitulli me titull Rivendosja e demokracisë, të cilën e prezantoi deputeti Saimir Tahiri. Ky i fundit bëri të ditur se programi ka si qëllim rikthimin e demokracisë duke ndarë qartazi shtetin nga pushteti. Pjesa e tretë e programit flet për Ribashkimin me Europën, i cili u prezantua nga deputeti Ditmir Bushati. Ai premtoi angazhimin e socialistëve që përmes reformave të arrijnë sa më parë mundësinë e afrimit më BE. Së fundmi, u prezantua dhe kapitulli mbi Ripërtëritjen e shoqërisë nga anëtarja e Kryesisë, Valentina Leksaj. Për ne është e papranueshme varfëria migjeniane që përjeton 30% e popullsisë. Është e papranueshme politika e lëmoshës prej 4 mijë lekë ndihmë ekonomike. Politika jonë sociale synon përfshirjen jo përjashtimin, mundësinë e shanseve jo thellimin e pabarazive, synon jetën me dinjitet të çdo individi, mundësi reale punësimi jo lëmoshën, përcaktimin sa më të shpejtë të minimumit jetik, – shpjegoi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›