Shqiperia ne rrugen e duhur per integrimin ne BE
Ministri i Puneve te Jashtme Haxhinasto takon ministrin e Mbreterise se Bashkuar per Evropen Lidington Ne punimet e Samitit te krereve te Shtetit dhe Qeverive te OSBE-se qe po zhvillohet ne Astana Kazakistan me date 1-2 dhjetor 2010 ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto takoi ministrin e Mbreterise se Bashkuar per Evropen David Lidington. Ata vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar dhe shprehen gatishmerine per ti thelluar me tej keto marredhenie ne fushat me interes te ndersjelle. Ministri i Mbreterise se Bashkuar per Evropen Lidington shprehu mbeshtetjen e plote te Mbreterise se Bashkuar per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe vazhdimin e procesit te zgjerimit si dhe vleresoi rolin e Shqiperise ne rajon. Haxhinasto-Calmy Rey Memorandum bashkepunimi mes Shqiperise dhe Zvicres/ Shqiperia dhe Zvicra duhet te shkojne drejt nje dimensioni te ri bashkepunimi mes tyre. Ky ishte konfirmimi i dale nga takimi i djeshem ne Astana te Kazakistanit i ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto dhe ministres se Puneve te Jashtme te Konfederates se Zvicres Micheline Calmy-Rey te cilet theksuan si te nevojshme institucionalizimin e takimeve ne nje nivel me te larte. Takimi i te dy ministrave u perqendrua tek ecuria e marredhenieve dypaleshe duke perfshire dialogun politik dhe thellimin e bashkepunimit ne fushen ekonomike. Te dy homologet rane dakord per nenshkrimin e nje Memorandumi Bashkepunimi mes Ministrive te Puneve te Jashtme si dhe per institucionalizimin e takimeve ne nivel ekspertesh. Ministri Haxhinasto nenvizoi rendesine e rritjes se investimeve zvicerane ne vendin tone duke evidentuar faktin se tashme Shqiperia ka nje klime ekonomike shume te favorshme dhe ofron mundesi te larmishme per thithjen e kapitalit te huaj. Te dy ministrat theksuan rendesine e rritjes se investimeve zvicerane ne Shqiperi dhe shprehen mbeshtetjen per gazsjellesin Trans-Adriatic Pipeline si nje projekt madhor dhe i nje rendesie te vecante. Ministri Haxhiansto falenderoi per ndihmen e vazhdueshme te Agjencise per Zvicres per Bashkepunim dhe Zhvillim ne fusha prioritare te axhendes integruese te Shqiperise si decentralizimi dhe shteti i se drejtes. Bashkebiseduesit rene dakord per thellimin e bashkepunimit ne kuader te organizatave nderkombetare vecanerisht gjate procesit te percaktimit te prioriteteve te Kryesise shqiptare te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes per periudhen maj-nentor 2012 si dhe ne kuader marrjes se Kryesise se OSBE-se. Gjithashtu ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ftoi homologen e tij per vizituar Shqiperine. Ministrja e Puneve te Jashtme Calmy-Rey pranoi me kenaqesi ftesen e ministrit Haxhinasto per te vizituar Shqiperine ne nje kohe te afert. Kryediplomati shqiptar takon edhe homologun e tij norvegjez Gahr Stoslashre/Ne vijim te punimeve te Samitit te krereve te Shtetit dhe Qeverive te OSBE-se qe po zhvillohet ne Astana Kazakistan kryediplomati shqiptar Haxhinasto takoi homologun e tij te Mbreterise se Norvegjise Jonas Gahr Stoslashre. Ministri Haxhinasto riperseriti vullnetin e Qeverise se Shqiperise per zhvillimin e metejshem te marredhenieve me Norvegjine duke intensifikuar dialogun politik dhe plotesuar kuadrin ligjor ne fushen e bashkepunimit ekonomik. Ministri i Puneve te Jashtme Haxhinasto vuri theksin ne fushen e turizmit dhe te energjetikes. Haxhinasto tha se Shqiperia ofron nje klime te favorshme per investimet Norvegjeze vecanerisht ne fushen e energjetikes dhe turizmit. Ministri i Puneve te Jashtme te Mbreterise se Norvegjise Jonas Gahr Stoslashre vleresoi zhvillimet ekonomike ne Shqiperi dhe shprehu mbeshtetje per projektin e Staatoil per ndertimin e gazsjellesit Trans-Adriatic Pipeline. Ai nenvizoi interesin ne rritje te investitoreve norvegjeze per te qene te pranishem ne vendin tone. Te dy homologet shkembyen mendime mbi mundesite e bashkepunimit te metejshem ne arenen nderkombetare dhe organizatat ku te dy vendet Shqiperia dhe Norvegjia jane pale.
...