E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, përplasen dy mjete, plagosen rëndë drejtuesit

Motocikleta që lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës i ka prerë rrugën automjetit tip golf me targa LE 4698 A duke u përplasur me të. Për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. 

LEZHE- Një aksident i ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Lezhë, ka shënuar dy të plagosur rëndë. Motocikleta që lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës i ka prerë rrugën automjetit tip golf me targa LE 4698 A duke u përplasur me të. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe më pas janë dërguar drejt spitalit ushtarak si drejtuesi i mjetit tip golf, Ded Preni 65 vjec, po ashtu edhe drejtuesi i motocikletës një 23 vjecar nga Lezha.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›