E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvinit - pasi i dështoi takimi me Olli Rehn - kthehet dhe përsërit refrenin e bojkotit

Kryetari mandatprerë dhe në menopauzë i PS-së deklaroi dje se nuk e ka problem se vëllai i deputetes Vasilika Hysi kishte liruar dhjetëra të burgosur, para zgjedhjeve të 2005-s, ndërkohë që ka konfirmuar se halli i tij kryesor mbeten zgjedhjet e 26 shtatorit dhe konfirmimi i tij në poltronën e uzurpuar të kryetarit socialist


TIRANE – Kryetari në detyrë i PS-së Edi Rama, pasi ka lexuar me vëmendje rezultatet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR, për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, thuajse i është djegur çdo mundësi, për të riaktivizuar edhe njëherë nga e para aksionin e tij apolitik, bojkotues të zhvillimeve parlamentare. Si për të mos rënë direkt ‘pre’ e revoltës dhe reagimit të opinionit publik, mediatik dhe politik, Edi Rama, pasi i dështoi takimi me Olli Rehn, pasi ky i fundit e refuzoi, doli dje përmes një prononcimi mediatik, për të keqinterpretuar dhe keq lexuar konkluzionet pozitive të raportit të OSBE/ODIHR. Në vijim të deklaratës së tij, Edi Rama, kurrsesi nuk kishte si të numëronte sukseset e këtyre zgjedhjeve, por u kap pas disa defekteve teknike që ndodhin në çdo vend të botës. Edhe vetë ai, është shumë më tepër se kushdo, koshient, se pretendimet e ngritura për paligjshmëri të zgjedhjeve të 28 qershorit, janë thjesht një falsitet i rëndomtë, në kushtet e një lufte të ashpër, për mbijetesë politike, brenda kampit majtist. Kërkesat dhe kushtet e Edi Ramës, që mbajnë peng Partinë Socialiste nga pjesëmarrja në jetën parlamentare, janë aq sa të pabesueshme aq edhe turpëruese për propagandën politike majtiste, pasi të gjitha këto i shembi raporti 36 faqesh i OSBE/ODIHR, i mbushur me suksese si asnjëherë tjetër në historinë politike të Shqipërisë. Pretendimet dhe akuzat e PS-së, bien poshtë, porsa kohë vëzhguesit e pavarur vendas dhe të huaj, vëzhguesit e OSBE/ODIHR, nuk konstatojnë në procesverbalet dhe raportin e tyre final qoftë edhe të vetmin dyshim që vë në pikëpyetje vlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve.      Gazeta “55”, iu drejtua dje Edi Ramës gjatë konferencës për shtyp me një pyetje konstruktive, lidhur me një çështje të shumë lakuar nga vetë ai dhe mbështetësit e tij. Për sa u takon lejeve të burgosurve, të lëshuara nga Drejtoria e Burgjeve para procesit elektoral, Partia Socialiste ka akuzuar se ishin këta që cenuan dhe prishën zgjedhjet e 28 qershorit. Por, përkundrejt këtij pretendimi dhe pa baza faktesh konfirmuese nga ana e PS, Edi Rama u pyet se sa e cenuan rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2005, 300 lejet e të burgosurve, të lëshuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i asaj kohe, Engjëll Hysi, bashkëshorti i kryesueses së listës së kandidatëve socialistë, për Tiranën, Vasilika Hysi... Kryesocialisti në detyrë, tha se nuk është shumë i shqetësuar për atë që ka bërë bashkëshorti i Vasilikës në 2005-ën dhe, se sa e ka cenuar rezultatin e zgjedhjeve, paçka se, ai atëherë nuk ka qenë faktor politik që të lakmonte për pushtet... Kjo përgjigje e dyshimtë e tij, lidhur me vlefshmërinë e vendimeve politike të partisë që përfaqëson, i atribuon Ramës, kreditet e një lakmitari për karrige dhe pushtet absolut të pamerituar. “Unë flas këtu për zgjedhjet e 28 qershorit dhe flas për gjithçka na shqetëson lidhur me esencën e një procesi, i cili për fat të keq u cenua dhe fatkeqësisht ka prodhuar një Parlament me legjitimitet të cunguar nga ku do të dali një qeveri po ashtu me legjitimitet të cunguar. Në interesin e të gjithëve është 28 qershori i 2009-ës, jo korrik 2005-a. Ne duam që të bëhet transparencë e plotë, duke i konsideruar kushtet e vendosura prej nesh, si mekanizma që e garantojnë këtë transparencë. Hapja e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore, për të cilat ka pretendime apo dyshime, është një normë demokratike që duhet të vendoset në Shqipëri, për të mos lejuar më që cilido qoftë të vërë çfarë të dojë, duke pasur garancinë se ajo që futet në kuti si një votë e shtuar arbitrarisht apo si një listë zgjedhore e ndryshme nga ajo e shpallura, nuk do të hapet më kurrë dhe kështu askush nuk dënohet për këtë”, tha Rama. Pra, ai tregon qartë se raportin final, e ka lexuar ndryshe edhe nga vetë përfaqësuesit e OSBE–së. Rama shpërfill thelbin e raportit dhe nuk pranon faktin se vëzhguesit e OSBE-ODHIR i vlerësuan zgjedhjet si plotësim të angazhimeve kryesore të OSBE. Rama në deklaratën e tij, është fokusuar vetëm në pjesën e raportit ku flitet për problemet e evidentuara në disa komisione të numërimit të votave. Në përfundimet e nxjerra nga vëzhguesit e OSBE, theksohet se nuk ka pasur prova apo evidenca për manipulim të zgjedhjeve, çfarë hedh poshtë pretendimet e Ramës që kanë çuar dhe në bojkot të kuvendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›