E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, ligj per poligonet e asgjesimit

Nga shperthimi ne Gerdec marsin e shkuar, ngjarje qe pasoi me debatin me te ashper politik, publik por edhe me hetime intensive, kane ndryshuar shume gjera.

Nje prej pikave me te debatueshme per Gerdecin ishte vendimi i Keshillit te Ministrave, per ngritjen e fabrikes se demontimit. Por tashme pergjegjesia e ngritjes se poligoneve te shkaterrimit, pasojat e te cilave shpesh jane te paparashikuara dhe mund te sjellin edhe Gerdece te tjere, nuk do te jete vetem e qeverise.

Nje ligj te vecante per percaktimin e poligoneve per asgjesimin e municioneve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, nje proces qe deri tani eshte realizuar ne baze te rregullores se Ministrise se Mbrojtjes, pritet t’i jepet Kuvendit per shqyrtim dhe eventualisht edhe miratim.

Ky draft i propozuar nga qeveria, percakton siperfaqet e territorit prone e shtetit, apo pronesi te subjekteve te tjera te cilat mund te perdoren si poligone per asgjesimin e muncioneve te FA, si dhe menyren e administrimit te tyre deri ne vitin 2010.

Ne nenin 4 percaktohen 8 poligone. Ministria e Mbrojtjes ne raste te vecanta per nevoja asgjesimi mund te marre ne perdorim te perkohshem nje siperfaqe jashte territoreve te poligoneve te percaktuara ne kete ligj, vetem sipas ligjit per shpronesimet dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes publik.

Neni 10 i ketij ligji percakton vendet e ndaluara per realizimin e asgjesimit te municioneve, i cili ndalohet ne det jashte kufirit shteteror dhe jo me afer se 4 kilometra nga instalimet e shpimit dhe te shfrytezimit te naftes, nga qendar te banuara, rezervuaret, digat dhe vendet e rezervuara te burimeve nenujore, monumentet e natyres te kultures se kategorise se pare dhe te dyte, si dhe korridoret e hyrjes dhe te daljes se aviacionit civil ne hapesiren ajrore te vendit.

Perkufizimi i ketij neni duket qarte se eshte marre nen ndikimin e ngjarjes se Gerdecit, e cila mori ato permasa edhe pse ishte afer zonave te banuara, afer akseve nacionale dhe afer te vetmit aeroport nderkombetar, atij te Rinasit.

Neni 12, drafti ligjor i qeverise merr ne konsiderate dhe demtimet e mundshme qe mund te shkaktohen gjate asgjesimit, si dhe menyren e kompensimit si dhe kthimin ne gjendjen fillestare te mjedisit te demtuar dhe rimbursimin e fondeve te nevojshme.

Projekti i qeverise percakton qarte se keto poligone do te perdoren vetem per asgjesimin e municioneve duke zbatuar rregullat e sigurise dhe duke marre rast pas rasti miratimin e pushtetit vendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›