E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, Interpol ekstradon vrasesin e policit

Interpol Tirana ka esktraduar sot nga Belgjika nje person te shumekerkuar, te shpallur ne kerkim per vrasjen e nje agjenti policie.

Lajmin e konfirmojne burime policore zyrtare, sipas te cilave autoriteteve shqiptare u eshte dorezuar nga koleget belge shtetasi Behar Bajri, i cili akuzohet per vrasjen e efektivit Petrit Demiri.

Gjithashtu, Bajri, 28 vjec, akuzohet edhe per nje seri veprash te tjera penale si kanosje, gjobevenie, etj.

Burimet saktesojne me tej se ai u arrestua me 18 tetor nga policia belge, teksa perdorte nje identitet te rreme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›