Ngjarje makaber gjendet nje grua pa koke e gjymtyre

Korça vijon të na trondisë me ngjarjet e rënda të saj. Këtë herë me një histori si të një filmi horror. Trupi i një femre rreth të 30-ve është gjetur në fushën e grumbullimit të plehrave të qytetit me kokë e gjymtyrë të prera. Era e rëndë ka qënë sinjali i parë për banorët e qytetit që jetojnë me gërmimin në mbeturina të cilët kur kanë parë konturet e një kufome kanë lajmëruar policinë.
Ka qenë ora 23.00 kur është zbuluar tërësisht trupi i pajetë. Edhe vetë punonjësit e policisë janë tmerruar kur janë gjendur para një trupi njeriu me kokë, këmbë dhe krahë të prerë. Ishte trupi i një femre rreth 30 vjeç, që ende nuk është identifikuar.
Policia ngriti grupin e hetimit dhe shkoi në vendin e ngjarjes. Ekspertiza mjeko-ligjore që u krye sot në orët e para të mengjesit nuk ka bërë asgjë të ditur rreth identitetit të femrës së masakruar. Drejtues të policisë u kanë kërkuar mjekëve ligjorë të bëjnë përshkrimin e karakteristikave të gruas së vdekur për t’i bërë publike përmes medias lokale me qëllim që qytetarët të ndihmojnë në identifikimin e viktimës.
Jorgjeta Gjançi