E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e pavarësisë, Jahjaga uron Topin

“Bërja e Shqipërisë gati një shekull më parë dhe stabilizimi i saj përgjatë kësaj periudhe përbën rrëfimin më të suksesshëm të historisë sonë kombëtare. Shtet-bërja dhe shtet-ndërtimi i Kosovës pothuaj njëqind vjet më vonë dhe kontributi e përkrahja e Shqipërisë në këtë proces jetësor është kapitulli më i ndritur i kësaj historie”, thekson Presidentja Jahjaga në këtë urim.

“Shqipëria sot është një vend demokratik, me vlera të qëndrueshme të civilizimit evropian, që i kontribuon stabilitetit dhe paqes në rajon dhe botë, me vizion dhe përkushtim të qartë për idealin e integrimit euroatlantik. Jam e bindur që ky rrugëtim i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe përparimi që institucionet dhe qytetarët e Shqipërisë po shënojnë çdo ditë, do të kurorëzohet së shpejti me sukses”, përfundon mesazhi i urimit të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-26 19:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›