E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Festa e serbeve", kujdes nga provokimet

PRISHTINE - Pjesetaret e SHPK-se kane bere te gjitha pergatitjet e duhura per te pasur nen kontroll situaten e sigurise ne prag te 28 qershorit, qe te serbet njihet si dita e Vidovdanit dhe shenohet ne Gazimestan, afer Prishtines. Zyrtaret e SHPK-se bejne te ditur se do te reagojne ndaj cfaredo provokimi te mundshem.

Policia e Kosoves ka bere te gjitha pergatitjet e nevojshme per te pasur nen kontroll situaten e sigurise ne prag te 28 qershorit, date kjo e cila kete vit shenon pervjetorin e 619-te te Betejes se Kosoves midis serbeve dhe Perandorise otomane. Veton Elshani, zedhenes i policise, thote se nje numer i konsiderueshem i pjesetareve te SHPK-se do te jete ne vezhgim te manifestimeve qe do te behen te shtunen. "Sherbimi Policor i Kosoves, si zakonisht ne afrim te cfaredo date qe eshte e rendesishme per Kosoven, pergatit plane operative. Eshte e vertete qe ne kemi pergatitur planin operativ 'Vidovdani 2008'. Qytetaret qe vijne nga Serbia, nuk do te ndalohen qe te hyjne ne Kosove dhe te vizitojne Gazimestanin apo Gracanicen. Nga Mitrovica e veriut deri ne Gazimestan, qarkullimi i tyre do te jete me autobus. Do te thote, nuk do te lejohet qe ata te vijne ne kembe dhe te marshojne, per shkak te sigurise qe mbizoteron ne Kosove", tha Elshani. Ai pohon se policia e Kosoves do t'i arrestoje te gjithe ata persona, te cilet tentojne te bejne ndonje provokim.

Ndersa, sa i perket paralajmerimeve te themelimit te nje parlamenti serb ne veri te Mitrovices, Elshani ka thene se ceshtjet e tilla jane politike. Por, ai shton se per cfaredo kerkese qe vjen nga Qeveria e Republikes se Kosoves per te reaguar, SHPK-ja do te jete e gatshme. Nga ana tjeter, edhe Fisnik Rexhepi, keshilltar i larte ne Ministrine e Puneve te Brendshme, thote se ministria ka kerkuar nga SHPK-ja qe gjate ketyre diteve, organet e rendit te jene edhe me vigjilente ne percjelljen e situates se sigurise. "Prej fillimit, prej kur eshte hartuar plani i statusit, i cili ende eshte ne fuqi, kemi kerkuar nga policia e Kosoves te ngreje nivelin e pergjegjesive dhe angazhimeve, te jene vigjilente dhe ta percjellin kete situate me kujdesin me te madh", theksoi Rexhepi.

28 qershori kete vit shenon pervjetorin e 619-te te Betejes se Kosoves. Kjo date ne histori tradicionalisht shenohet ne Gazimestan afer Prishtines dhe te serbet njihet si dita e Vidovdanit.

"Jo Car Lazarit"

Sherbimi Policor i Kosoves deklaroi dje se nuk do te lejoje asnje provokim, sidomos nga organizata e Car Lazarit. "Ajo eshte organizate ilegale dhe vazhdon te mbetet e tille. Keshtu qe cfaredo provokimi qe do te shihet nga njerezit, ai nuk do te tolerohet". "Kjo do te thote qe nese rastesisht kemi per shembull persona qe kane bluza me mbishkrime te Car Lazarit ose me mbishkrime qe mund te shkaktojne provokim, atehere SHPK-ja do te marre masa qe ata te largohen nga autobusi dhe te mos provokohet popullata", tha zedhenesi Veton Elshani.

Manifestim i qellimshem

Perfaqesuesit serbe kane pranuar keto dite se manifestimet e se shtunes kane nje qellim te posacem. Dje ata pohuan vendimin qe me 28 qershor, ne diten e Betejes se Kosoves, qe ata e quajne edhe si 'Vidovdan', te formohet i ashtuquajturi, kuvendi i komunave serbe. Kjo nisme antikushtetuese vjen pak dite pasi kryetari i Parlamentit te Kosoves, Jakup Krasniqi, tha se Kushtetuta nuk po zbatohet ne shume pjese te Kosoves. Per kete, nje pjese te fajit, z.Krasniqi, ia adresoi edhe bashkesise nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›