E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore/ Sulmohen me gure drejtuesit e Ujesjellesit

Punonjes dhe drejtues te Ndermarrjes se Ujesjellesit sulmohen nga banoret e fshatit Babice me gure, ndersa kryenin aksionin e prerjes se lidhjeve te paligjshme ne rrjet, prane Fabrikes se Cimentos. Aksioni nisi pas protestes se banoreve, qe prej dhjete vitesh kane probleme me furnizimin e ujit te pijshem. Per te sistemuar situaten, ndermarrja vendosi ne dispozicion te gjitha mjetet dhe punonjesit, me qellim te zbutjes se situates ne Babice. Por diten e djeshme, grupi i punonjesve eshte perballur me dhunen e banoreve. Policia ka mberritur ne vendngjarje, ku ka shoqeruar ne komisariat disa prej banoreve.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›