Fier/ Xhulieta Agolli nuk pranon te kthehet ne familje
Adoleshentja e zhdukur nga familja, gjendet si kameriere ne Sarande
Zhduket nga shtepia, ku zhvati 500 mije leke te vjetra, por zbulohet ne nje lokal te qytetit te Sarandes, ku ishte punesuar si kameriere. Xhuljeta Agolli, 15-vjecarja, qe u deklarua e humbur qe prej dy muajsh nga prinderit e saj, eshte strehuar diten e djeshme ne shoqerine "Vatra" ne Vlore, pasi prinderit nuk e pranuan ne banese. Burime zyrtare te policise se Fierit thane dje, per gazeten "KJ", se e mitura, nga fshati Rreth Libofshe, u gjet ne qytetin jugor, ku ishte punesuar si kameriere dhe banonte me qira, por ajo nuk ka pranuar te rrefeje emrat e personave qe e rrembyen apo mashtruan. Gjithashtu, vajza eshte shprehur se nga banesa ishte larguar me deshiren e saj, pas nje grindjeje me prinderit. Pas disa muajsh kerkimesh dhe pergjimesh telefonike, eshte bere i mundur lokalizimi dhe me pas gjetja e 15-vjecares. Telefonatat e pergjuara i perkasin personave te dyshuar, qe mund te kene mashtruar vajzen per qellime trafikimi. Policia tha se publikimi i largimit te Agollit ka bere qe persona te implikuar ne kete histori te vepronin me fshehtesi nepermjet te treteve, per te humbur gjurmet. Emrat e te dyshuarve nuk u bene te ditur dhe se po hetohet per te zbuluar te verteten e ngjarjes. Mesohet se vajza kishte ndryshuar pamjen e saj te jashtme, per te mos u dalluar lehte nga policia qe dispononte nje fotografi te sajen. Agjentet antitrafik moren per disa ore ne pyetje vajzen, ndersa thirren prinderit dhe motren e saj. Familjaret kane pranuar qe ajo te kthehej ne shtepi dhe se e kishin falur per arratisjen misterioze, por vete vajza ka refuzuar, duke preferuar strehimin ne qendren e trajtimit te femrave te dhunuara e trafikuara "Vatra", ne Vlore. Disa dite me pare, babai i 15-vjecares, Maks Agolli, u ndalua nga policia, duke u lene i lire me pas. Shkaku ka qene grindja me bashkeshorten e tij, Hylnijen, te cilen e akuzonte per largimin e vajzes. Madje, ne gjendje te dehur, ai e ka keqtrajtuar gruan, qe perfundoi ne spital. Policia e shoqeroi Agollin dhe pas terheqjes se denoncimit nga 40- vjecarja, ai eshte lene per hetim ne gjendje te lire. Fqinjet kishin pare dy vetura nga pas shtepise se familjes Agolli diten e zhdukjes se vajzes se tyre.
Xhemil Beharaj