E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK, nis shkrirja

PRISHTINE - Shefi i administrates se UNMIK-ut, Lamberto Zannier, ka marre driten jeshile nga Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, per fillimin e rikonfigurimit te UNMIK-ut. Kete vendim, Zannier ia ka transmetuar dje presidentit Fatmir Sejdiu. Zannier tha se procesi i ristrukturimit te UNMIK-ut do te sjelle si rezultat ndryshime te theksuara ne strukturen aktuale te kesaj administrate. "Ristrukturimi do te rezultoje me nje reduktim substancial te UNMIK-ut, ndryshimin e rolit ne harmoni me realitetin e ri dhe me akteret e rinj qe do te perfshihen ne Kosove", tha Zannier. Ai tha se ka filluar ta pergatise kete proces, duke analizuar fushat e pergjegjesive, te cilat UNMIK-u duhet t'ua le ne kompetence tash e tutje qofte kosovareve apo misionit te EULEX-it. Por, sic tha Zannier, nje pjese te pergjegjesive, UNMIK-u do te vazhdoje ta ruaje per vete.

Ne anen tjeter, Presidenti Fatmir Sejdiu tha se rikonfigurimi i UNMIK-ut eshte nje proces qe kerkon te shqyrtohet edhe me tutje. Sejdiu pati kerkuar qe UNMIK-u me vjeshten e ketij viti te largohet nga Kosova, por nje gje e tille nuk parashihet ende ne planet e Sekretarit te Pergjithshem. "Ate mund ta quajme proces te rikonfigurimit qe do te kete UNMIK-u ne Kosove, per te cilin do te kete nevoje te komunikimit edhe me tutje. Nje gje mund ta them eshte se Kosova mbetet me perkushtimin e bashkepunimit te mire me mekanizmat nderkombetare, edhe me OKB-ne, ne kete rast edhe me EULEX-in dhe ICO-ne, te cilat i quajme pjese te mbeshtetjes per te nxitur zhvillimin edhe te brendshem ekonomik, edhe te aspektit te ecjes se saj ne planin nderkombetar", u shpreh Sejdiu.

Rikonfigurimi i vonuar i UNMIK-ut dhe vonesa ne shtrirjen e EULEX-it ne anen tjeter, po shfrytezohet nga Beogradi qe t'i forcoje edhe me teper strukturat paralele ne Kosove.

Pas formimit te kuvendeve paralele komunale, serbet, me mbeshtetjen e Beogradit, me 28 qershor, ne veri te Kosoves, pritet ta themelojne dhe nje kuvend te bashkesise se komunave serbe, si organi me i larte perfaqesues ne hierarkine e organeve paralele.

Ky organ paralel u cilesua nga Sejdiu si i papranueshem dhe ilegal. "Mund te them se jane struktura ilegale dhe te papranueshme per institucionet e Kosoves dhe ato nderkombetare. Dhe, e dyta, dihet perpjekja e tyre per te destabilizuar Kosoven. Une mendoj se qytetaret e Kosoves kane parasysh kete qasje qe e ka nje pjese e serbeve dhe te mbesin ne vizionin e ecjes se zhvillimeve qe kemi pasur deri me tani, per te mbajtur stabilitetin e vendit", tha Sejdiu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›