E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenerali padit ne gjykate Presidencen

Gjeneral Shpetim Spahiu padit ne gjykate Presidencen. Diten e djeshme eshte zhvilluar seanca e pare gjyqesore ne Gjykaten e Tiranes, ku ish-drejtuesi i Komandes se Bashkuar ne Ministrine e Mbrojtjes i kerkoi trupit gjykues "shfuqizimin e aktit administrativ" te firmosur nga Presidenti Bamir Topi, tre jave me pare. Spahiu pretendoi se ky urdher duhet te behet prezent dhe origjinali te tregohet ne gjykate se bashku me firmen e kreut te shtetit. Sot palet jane njohur me njera-tjetren ne Shkallen e Pare, ndersa ceshtja i ka rene per shqyrtim gjyqtares Fahrie Budo. Spahiu u shkarkua nga detyra kater muaj pas tragjedise se Gerdecit, ndersa u mor dy here ne pyetje nga prokuroria. Tashme ai kerkon rikthimin ne detyre dhe shfuqizimin e urdhrit te Presidentit. Po me dekret te kreut te shtetit eshte shkarkuar nga detyra edhe shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, gjeneral Luan Hoxha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›