E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa kombëtare, Topi uron Presidentin e Austrisë



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi dje një mesazh Presidentit të Republikës së Austrisë, Hainc Fisher, me rastin e festës kombëtare, në të cilin dërgon përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të mira.

“Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në përpjekjet e saj për t’u integruar në strukturat euroatlantike, ju konfirmoj me këtë rast, Shkëlqesi, angazhimin tim për të nxitur më tej zhvillimin e marrëdhënieve shumë të mira midis dy popujve tanë si dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit të thellë midis dy vendeve tona”, - theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›