Meta Do mbajme premtimet per punesimin do fuqizojme LSI-ne
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Çorovodës. Gjatë fjalës së tij në këtë takim lideri i LSI-së ka deklaruar se fitorja në Qarkun e Beratit ka qenë rezultat i të gjithë kandidatëve për deputet që punuan si një ekip i shkëlqyer dhe përcollën frymën e bashkëpunimit kudo në të gjitha strukturat, dhe si rezultat i puëns në vite që ka bërë LSI që nga themelimi i saj.
“Është vetëm fillimi i rritjes sonë do të vazhdojmë të rritemi akoma më tej, sepse në gjithçka e bazojmë te puna e përditshme, e vazhdueshme dhe tek përmirësim i vetvetes. Pra, motoja jonë për të ardhmen është të punojmë çdo ditë dhe të përmirësohemi çdo ditë në mënyrë që të jemi më të aftë dhe më të suksesshëm në përballimin e gjithë sfidave që kemi përpara. Ne kemi bërë fushatën më pozitive, kemi bërë fushatën më konkrete, kemi pasur premtimet më të përmbajtura dhe më racionale e kemi përqendruar qartë mesazhin e fushatës sonë tek të gjithë votuesit që kërkojnë stabilitetin e vendit, që kërkojnë zgjidhjen e problemeve më të mprehta ekonomike e sociale, që kërkojnë rritjen e punësimit dhe njëkohësisht për ne është tepër e rëndësishme tani të fillojmë punën për mbajtjen e këtyre premtimeve”, vijoi kryetari i LSI-së.
Kryetari i LSI-së shprehur mirënjohjen e tij për popullin e Skraparit dhe premtoi se këtë mirënjohje do ta shprehë me vepra e jo me fjalë.
“Mirënjohje të veçantë për të gjithë popullin e Skraparit, ku LSI më 23 qershor doli forcë e parë politike. Është një punë e madhe që është bërë, por njëkohësisht është një punë akoma më e madhe që na pret përpara për të shprehur mirënjohjen tonë me vepra dhe jo me fjalë sikurse jemi sot këtu përpara të gjithë atyre që na votuan dhe përpara të gjithë popullit të Skraparit. Fitorja në Qarkun e Beratit është historike sepse është hera e parë që LSI-ja del forcë e dytë politike në një qark të Shqipërisë dhe kjo është mjaft kuptimplotë, por natyrisht ne do të vazhdojmë me synimet tona për të fuqizuar më tej LSI-në”, tha z. Meta.