Grabitjeje me armë në Pukë, plagosen 5 persona, mes tyre edhe 2 fëmijë
Gjashtë persona mes tyre dhe dy fëmijë 9 dhe 5 vjeç janë plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një tentative grabitjeje.
Ngjarja e rëndë është shënuar në orën 04:45 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur kthesa e Vrithit, në komunës Luf- Qerret të rrethit të Pukës ku tre persona të armatosur dhe me maska i kanë prerë rrugën një automjeti me targa AA 506 DP, i cili drejtohej nga shtetasi Astrit Kopani dhe i kanë kërkuar të ndalojë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë përballjen me grabitësit ndërsa këta të fundit kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt automjetit.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve Zamir dhe Mirjeta Xhaferraj, përkatësisht 42 dhe 33 vjeç, Valbona Kopani, 44 vjeç si dhe dy fëmijët e çiftit Xhaferraj, A. Xh. 9 vjeç dhe E. Xh. 5 vjeç.
Katër nga të plagosurit ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën ndër 5-vjeçari është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëhere forcat e policise të Komisariatit të Policisë Pukë dhe Drejtorisë Policisë së Qarkut Shkodër. Në drejtimin e operacionit për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje janë Drejtori i Policisë Qarkut Shkodër, Zv. Drejtori i Policisë Qarkut dhe Shefi i Komisariatit Policisë Pukë.
Sipas policisë së Shkodrës janë ngritur disa pika kontrolli në akset rrugore dhe po punohet për kapjen e autorëve.
Një nga pistat kryesore të uniformave blu është grabitja por nuk përjashtohet edhe pista të tjera.