Festa për artistët shqiptarë, vitet ndërrohen brenda katër mureve
Me përjashtim të Mirush Kabashit që shkon në Maqedoni, Marjana Kondit që del jashtë Tirane dhe Redon Makashit e Aleksandër Gjokës që këndojnë në koncerte, të tjerët mbyllen në shtëpi
Petrika GROSI
Ndërrimi i viteve i gjen shumicën e artistëve shqiptarë, të pyetur nga gazeta “Albania”, duke e bërë festën tradicionale brenda katër mureve të shtëpisë, me të dashurit e tyre të afërt, familjarët, motrat, vëllezërit, bashkëshortët, prindërit, fëmijët, nipërit e mbesat. Kjo zgjidhje, siç tregojnë vetë artistët, bëhet jo për arsye ekonomike, por për faktin që shtëpia u ofron atyre një ambient intim, larg të huajve që mund të ndeshin në lokale e restorante, larg zhurmës, rreziqeve apo shqetësimeve të çdo lloji. Të bën përshtypje fakti se i vetmi nga artistët shqiptarë që do të festojë jashtë shtetit është aktori i njohur, “Mjeshtri i Punës”, Mirush Kabashi, ndërsa e vetmja nga artistët e pyetur, pas një përzgjedhjeje krejt rastësore nga ne, që do t’i kalojë festat jashtë shtëpisë, është aktorja Marjana Kondi. Në fakt, ajo pohon se do të shkojë diku jashtë Tiranës, në një restorant tepër të këndshëm së bashku me të shoqin e saj, ndërkohë që fëmijët do të dalin nëpër kryeqytet me shoqërinë e tyre në hesap të tyre. Pra, për Marjanën Viti i Ri do të jetë një mbrëmje romantike nën shoqërinë e bashkëshortit të saj. Jashtë Tiranës do të jetë edhe dyshja e njohur e kantautorëve shqiptarë, Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka. Por më tepër sesa festë, ata do të jenë në “krye të detyrës”, pra duke kënduar në një vend, diku në Lushnjë, siç thotë Redi. Në përzgjedhjen tonë nuk mund të mungonin njerëzit e letrave, aktorët e Teatrit Kombëtar dhe të Kinemasë, këngëtarët, humoristët e patjetër edhe shkrimtarët, kritikët, piktorët dhe poetët, deri te figurat kryesore të spektaklit, siç janë Adi Krasta apo Zhani Ciko. Sa i takon Krastës, ai thotë se nuk ka shumë qejf të prononcohet se ku do t’i kalojë festat. Këtë vit nuk ndihet shumë në formë dhe ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë natën e fundit të 2008-s. Ndërkaq, maestro Zhani Ciko, protagonist dhe figurë e dashur në jurinë e “Etheve”, por edhe drejtues aktual i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, thotë se është velur një çikë nga festat ndaj do të qëndrojë në shtëpi për të trokitur gotat e shampanjës me gruan, Rudinën, si dhe me nënën e moshuar, Evanthinë. Qejfi ia kishte që të shkonin të gjithë së bashku te motra në Salsburg të Austrisë, por ja që kjo gjë për arsye të ndryshme ishte e pamundur. Studiuesi dhe përkthyesi Ardian Klosi tregon gjithashtu se do të qëndrojë në ambientin e shtëpisë bashkë me gruan, fëmijët dhe nënën e tij të moshuar, 86-vjeçare, të cilën nuk mund ta lërë vetëm. Arkitekti, piktori dhe shkrimtari Maks Velo thotë se do të qëndrojë i vetëm në shtëpi. Siç duket, për të ndërrimi i viteve nuk është festë. Gjithsesi, e vetmja gjë që ai na thotë është se çdo njeri e percepton një ditë sipas mënyrës së vet. Pra, në këtë mes nuk ka shumë për t’u çuditur. Xhevahir Spahiu, me mendjen dhe zemrën që gjithmonë i bredhin në universe të panjohura, në lumenjtë dhe malet e vendlindjes, me poezinë që nuk i shterron as kur bisedon natyrshëm, na thotë se gjithashtu do të festojë në shtëpinë e vet, duke parë televizor dhe duke pritur ndërrimin e moteve. Të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe Dritëro Agolli. Me të nuk folëm dot, por biseduam me të shoqen, Sadijen. Ajo thotë se edhe në kohën e rinisë së tyre nuk mban mend që të dilnin për të festuar jashtë shtëpisë. Më së shumti, do të bënin pas orës 12 disa vizita dhe do të ktheheshin brenda çerdhes së tyre të ngrohtë. Aktori tepër i njohur, Ndriçim Xhepa, do të festojë brenda shtëpisë me të afërmit e tij, gruan, djalin e vogël dhe mamanë, aktoren Margarita Xhepa. Për Ndriçimin, dalja jashtë dhe festimi nëpër lokale apo restorante nuk është i pëlqyeshëm. Kjo sepse, sipas tij, nuk ka aspak ngrohtësi dhe nuk i shijon që të festojë ulur diku, ku mund të jenë shumë fytyra të tjera rastësore, të cilat nuk i njeh. E nisëm me Mirush Kabashin e po e mbyllim po me të. Me gruan, dy vajzat dhe disa çifte të tjera, ai do të shkojë në një vend të bukur në Tetovë (Maqedoni), ku do të bëjë ski gjatë ditës dhe festën në mbrëmje. Kjo është dhe panorama e festimit të ndërrimit të viteve nga disa prej protagonistëve kryesorë të artit dhe kulturës shqiptare.
Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka
S’ka festë, por punë; koncert në Lushnjë e në Tiranë
Kantautorët e njohur Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka tregojnë për gazetën “Albania” se për ta nuk do të ketë festë, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Arsyeja është se të dy artistët janë të ftuar që të këndojnë në një koncert në Lushnjë, siç tregon vetë Redoni, e më pas në disa vende të tjera speciale në kryeqytet. Gjithsesi, për ta festë është kur këndojnë, kështu që ndonëse u quhet punë nuk ua qajmë hallin.
Zhani Ciko:
“Doja të ikja në Salsburg, por do të festoj në shtëpi”
Pasi festuam, kërcyem, kënduam e pimë me rastin e ditëlindjes së Suzana Turkut dhe themelimit të korit “Pax dei”, në datën 30 do të kemi sërish një festë të madhe të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku organizojmë përvit mbrëmjen Gala. Me të gjitha këto festa jam i ngopur dhe dua që të kaloj festën e Vitit të Ri në intimitetin dhe ngrohtësinë që ofron ambienti familjar. Në fakt, e kisha në plan dhe doja të shkoja te motra në Salsburg, por ja që nuk është e mundur”.
Adi Krasta:
I pavendosur...
“Nuk e di. Këtë vit jam me nerva. Nuk e kam vendosur ende se ku do të shkojmë”.
Ardian Klosi:
“Në shtëpi me gruan, fëmijët dhe nënën 86-vjeçare”
Do të festojmë me familjen në shtëpinë tonë. Arsyeja është sepse kështu ndihemi më mirë dhe pastaj mamaja është 86 vjeçe. S’mund ta marrim me vete, por as mund ta lëmë të vetme.
Maks Velo:
“I vetëm në shtëpi...”
“Në shtëpi do të rri i vetëm. Njerëzit i përjetojnë në mënyra të ndryshme festat dhe unë kështu e përjetoj Vitin e Ri”.
Marjana Kondi:
“Larg fëmijëve, në intimitet me burrin jashtë Tiranës”
“Atë mbrëmje do të shkoj së bashku me tim shoq në një restorant shumë të këndshëm, jashtë Tiranës. Fëmijët nuk do t’i marrim me vete, sepse ata kanë qejfin e tyre dhe do të dalin me shoqërinë”.
Ndriçim Xhepa:
“Në familje. Nuk më pëlqen të ulem në lokale rrethuar nga të panjohur”
“Do të bëjmë thjesht darkën tradicionale në shtëpi. Unë, gruaja, djali, nëna dhe mbesa. Ndoshta për një farë kohe mund të vijë edhe vëllai me nusen dhe të largohen nga mesnata për të shkuar në ndonjë lokal. Për vete nuk kam ndërmend të dal nga shtëpia. Nuk jam partizan i festimeve në lokale e restorante, sado të mira qofshin. S’do të më pëlqente asnjëherë festa kur rrotull meje mund të jenë njerëz të rastësishëm, të cilët nuk i njoh dhe mund të mos i kem parë ndonjëherë. Me pak fjalë, nuk e ndërroj me asgjë intimitetin që të jep festa me bërthamën e familjes”.
Xhevahir Spahiu:
“Trupi mes mureve të shtëpisë, fantazia më çon larg...”
Në shtëpi do të festoj me nusen dhe me djemtë. Fantazia më shkon larg, kurse trupi rri aty ku është mësuar dhe ku ka gjetur një ngushëllim, mes mureve, njerëzve të dashur, miqve që vijnë për vizita. Po kështu, televizori do të sjellë humor ose një këngëtare. Çdo vit nuk mungon një bredh i vogël që e merr ime shoqe dhe e zbukuron. Ai bredhi më kujton bredhat e fëmijërisë sime në Frashër. Bredhit të vendlindjes i kam bërë edhe një poezi. Dhurata ime për publikun do të jetë një libër, të cilin po e shikoj përsëfundi. Janë të gjitha poezi të pabotuara më parë. Ndoshta libri mund të fillojë me ndonjë poezi kushtuar Osumit, që mua më pëlqen t’i vë emrin e vjetër, Aps. Urimi im për lexuesin është që valët e Apsit t’u thonë gëzuar të gjithëve, kudo që janë”.
Mirush Kabashi:
“Në Kodrën e Diellit në Tetovë duke bërë ski”
“Këtë vit do ta festoj në Kodrën e Diellit, mbi Tetovë. Është një pikë e bardhë turistike, ku nuk mungon asnjëherë bora dhe pista e skijimit. Do të shkoj me dy vajzat, bashkëshorten, por edhe me disa familje të tjera nga Durrësi. Tashmë e kemi kthyer në traditë këtë gjë për çdo fundviti. Aty do të na presin shqiptarë të Maqedonisë, të cilët tregohen shumë të dashur me ne”.
Dritëro Agolli:
“Festë në shtëpi me fëmijët, nipërit e mbesat”
Siç thamë edhe në fillim të këtij shkrimi, me Dritëroin nuk biseduam dot, por bashkëshortja e tij, Sadija, na tregoi se festat çifti ka ndërmend t’i festojë në shtëpinë e tyre në Tiranë, ku si zakonisht do të mblidhen të gjithë: fëmijët, nuset, nipërit e mbesat. “Ndihemi më mirë kështu dhe e kemi si traditë familjare”, - thotë Sadije Agolli. Ajo shton: “Shumë rrallë i kemi bërë festat jashtë shtëpisë. Nuk është as mosha dhe as financat që na pengojnë, por edhe kur ishim të rinj vetëm ndonjëherë kemi shkuar pas orës 12 për urime te miqtë. Tani miqtë tanë më të mirë ose kanë vdekur dhe prej tyre kanë mbetur veç numrat e telefonave, ose janë gjallë dhe do t’u urojmë duke i telefonuar”.
27 Dhjetor 2008