Ngacmojnë 25-vjeçaren me fjalë, u përgjigjet me armë zjarri
Enejota Zaçe u përgjigjet me armë shakave të një grupi djemsh. Plagoset rëndë Ledion Belortaja. 25-vjeçarja shpallet në kërkim
KORÇË - Ngacmimi i një vajze nga një grup djemsh në qytetin e Korçës ka përfunduar në një mënyrë të çuditshme, pasi 25-vjeçarja u është përgjigjur me përdorimin e armës së zjarrit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej djemve.
Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Korçës bëjnë të ditur se shtetasja Enejota Zaçe, lindur në fshatin Vreshtas dhe banuese në Lagjen Nr. 17 të qytetit të Korçës, ka qëlluar me pistoletë bashkëqytetarin e saj, Ledion Belortaja, i cili ka përfunduar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas tyre, shkaku i konfliktit ka qenë për motive banale. Policia vendore bën të ditur se ka shpallur në kërkim autoren e plagosjes.
Ngjarja
“Kë ofendoni ju?” – me këto fjalë u është drejtuar Enejota grupit të djemve që i kishin hedhur disa fjalë në mënyrë të shkujdesur teksa po udhëtonin me një makinë tjetër. Më pas, ajo ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar njërin prej tyre. 25-vjeçarja po udhëtonte në mes të qytetit të Korçës me një makinë tip BMË//////////// X5, me targa italiane. Rreth orës 09.20, ajo është përballur me grupin e djemve që po udhëtonin me një mjet tip benz. Ata kanë lëshuar disa fraza në adresë të saj. Vajza ka ndaluar makinën dhe pasi ka debatuar me ta është rikthyer sërish te BMË-ja dhe prej andej ka nxjerrë një armë zjarri, tip pistoletë. Ajo ka qëlluar në drejtim të tyre pa iu dridhur dora. Për pasojë, është plagosur në këmbë shtetasi Ledion Belortaja nga qyteti i Korçës. Në komunikatën e policisë thuhet se “autorja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e saj dhe zbardhjen e ngjarjes”. Atentati ndodhi te kryqëzimi i rrugës së Radanecit, kur shtetasja Enejota Zaçe po dilte nga banesa e saj në Lagjen Nr. 17 të qytetit juglindor. Personi që ajo plagosi me armë zjarri është bashkëqytetari i saj, Ledion Belortaja, banues në Lagjen Nr. 8.
Kërkimi
Policia bën të ditur se është në kërkim të kësaj shtetaseje për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit, mbajtjes pa leje të municioneve dhe armëve luftarake”. Ndërsa i plagosuri është në gjendje mjaft të rëndë. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Korçës, ai është transportuar drejt Spitalit Ushtarak.
Kjo ngjarje ka befasuar qytetarët korçarë, të cilët i konsiderojnë të rëndomta momentet kur djemtë hedhin fjalë ndaj vajzave në rrugët e qytetit. Madje, këto histori janë të përjetuara edhe në këngët e bukura tradicionale të zonës.
Burimet policore bëjnë të ditur se po punohet për kapjen e shtetases Enejota Zaçe. Pak javë më parë, një tjetër ngjarje tronditi Korçën. Një nxënëse e vitit të tretë të gjimnazit të qytetit tentoi të grabisë me armë një kambist, të cilin e la të plagosur dhe më pas u largua. Por, ajo u prangos nga policia disa orë pas ngjarjes.
Box 1
Arrestohet, plagosi rëndë të dashurin e motrës
SHIJAK – Pas një sërë debatesh, 34-vjeçari ka plagosur të dashurin e motrës, por më pas është prangosur. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit të djeshëm është arrestuar në qytetin e Shijakut shtetasi Klodian Kastrati, lindur dhe banues në këtë zonë. Sipas tyre, Kastrati ka qëlluar me armë 39-vjeçarin Ilir Bardheti, i cili bashkëjetonte me të motrën e tij. Burimet policore thonë se Bardheti ishte rrahur nga vëllai i së dashurës dhe më pas ishte shtruar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ai ka bërë denoncimin dhe më pas 34-vjeçari nga Shijaku është ndaluar dhe pritet të përballet me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”.
Sherr në tregun e peshkut në mes të qytetit, plagoset me thikë 32-vjeçari
SHKODËR – Një konflikt që mendohet të ketë qenë i çastit ka sjellë plagosje me thika në mes të tregut të peshkut në Shkodër, duke shkaktuar panik mes tregtarëve dhe qytetarëve blerës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në qytetin verior. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se rreth orës 06.00 të ditës së premte, në tregun e peshkut në “Rus”, të lagjes “Partizani” është plagosur me thikë shtetasi A.M., 32 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dobraç. Sipas tyre, autori i ngjarjes është shtetasi Sami Çokaj, 43-vjeçar, lindur në fshatin Grudë-Fushë, të Komunës Gruemirë, në Malësinë e Madhe. “Në një moment, Çokaj ka nxjerrë një thikë me të cilën ka qëlluar disa herë 32-vjeçarin duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup”, - bënë të ditur burime në vendngjarje. I plagosuri është dërguar në spital ku pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Katër orë më vonë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, Sami Çokaj. Ai do të përballet me akuzat e “plagosjes së rëndë me dashje” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.
Arrestohet një 20-vjeçar në kërkim
SHIJAK - Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shijakut arrestuan mbrëmjen e së enjtes një 20-vjeçar nga fshati Katund Sukth, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe tentativë vjedhjeje me armë në një pikë karburanti. "Në momentin e arrestimit shtetasit Erland Merkoçi iu bllokua një armë pistoletë tip TT, me numër 9676631 si dhe një krehër me shtatë fishekë", - bënë të ditur burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit. “Merkoçi ishte shpallur në kërkim një muaj më parë, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. Salla, i cili fatmirësisht ka mbetur i plagosur vetëm në këmbë”, - shtuan burimet. Dy javë më parë, 20-vjeçari Merkoçi ka tentuar të vjedhë një sasi parash, duke kërcënuar me armë punonjësin e një pike karburanti në fshatin Sukth. Gjithçka ka mbetur në tentativë falë veprimeve të shpejta të shitësit. Burimet policore sqarojnë se po punohet për verifikimin e disa vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet t’i ketë kryer Merkoçi.
27 Dhjetor 2008