E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar: Shqipëria, e dyta për varfëri në Europë



Shqipëria mbetet ende vendi i dytë më i varfër i Europës dhe ndër vendet më të varfëra në botë. Shifrat alarmante për varfërinë dhe pasojat që ajo ka sjellë në shoqërinë shqiptare evidentohen në rezolutën e konferencës kombëtare me temë “Mbi varfërinë si burim i dhunës në familje, vrasjeve, vetëvrasjeve dhe trafikimit të qenieve njerëzore” nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar. Në 2800 fshatra dhe 32 rrethe të vendit, ku Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka përfaqësuesit e tij, konstaton se 55 për qind e familjeve në zonat rurale dhe mbi 40 për qind e familjeve në qytete jetojnë në varfëri ekstreme. Kjo krizë është kthyer në stres e depresion që te shumë familje shqiptare vazhdon të sjellë dhunë e tragjedi në sy të fëmijëve. Vetëvrasjet kanë kapur shifra shqetësuese, 15-20 për qind e të cilave janë viktima të borxheve. Në shumicën e dyqaneve ushqimore gjenden listat e familjeve debitore. Sipas drejtuesve të këtij Komiteti, shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është mungesa e faktorit politik e shoqëror për zhvillimin ekonomik të vendit.

27 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›