Festa, policia masa për ruajten e objekteve të veçanta
Drejtoria e Policisë njoftoi sot se janp marrë masa të veçanta për rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimit të ngjarjeve aksidentale; Sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës; Sigurimit të Ambasadave, Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit; Bashkëpunimit me shërbimet e emergjenës si: Ambulancat, Zjarrëfiksit, etj. “Policia e Tiranës, duke marrë shkas nga aksidenti automobilistik i datës 27 dhjetor 2009, ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit në rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike”, thuhet në deklaratën e Policisë, shpërndarë për mediat. Policia e kryqytetin shton se kontrolle do të ushtohen kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet ashtu dhe në linja. Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, duke u nisur nga përvoja dhe analiza e viteve të kaluara, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarreve. Ndërkohë, janë në dispozicion numrat telefonik pa pagesë Nr. 129 dhe Nr. 126. për të denocuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale.